Ballina / KOSOVA / Mitrovicë, u përurua Liqeni Akumulues i Ibrit
Përurimi_infoglobi

Mitrovicë, u përurua Liqeni Akumulues i Ibrit

Sot në Mitrovicë, u përurua Liqeni Akumulues i Ibrit

Ky projekt vlerësohet të jetë projekti më atraktiv i kësaj komune, Liqeni Akumulues gjendet në paralagjen e qytetit Suhadoll.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë: zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri dhe shumë mysafirë të tjerë.

Me rastin e kësaj ceremonie Kryetari Bahtiri gjatë fjalimit të tij tha se: “Çdo kush që dëshiron tani ka mundësi të vije për të bërë një fotografi për kujtim në këtë hapësirë të bukur të qytetit që është shembull jo vetëm për Mitrovicën, por gjithë Kosovën. Është kjo pjesa më e mirë e Mitrovicës që do të ketë tre plazhe, 1 mijë e 200 drunj dekorues, shporta, ulëse për pushim dhe shumë gjëra të tjera që ofrojnë mundësi të mira për pushim e rekreacion”, tha ai.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se përreth hapësirë së rregulluara bukur do të ketë edhe disa restorante, ndërsa që në pjesën e poshtme Komuna ka ndarë 2.7 hektarë për pishina olimpike të mbyllura dhe të hapura, Parku Botanik etj.

Ministrja Reshitaj tha se: “Është jashtëzakonisht punë e madhe që është bërë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës kanë punuar këtë projekt kaq madhor i cili ka kushtuar mbi 4 milion euro. Është kënaqësi kur zonat degraduese i kemi shndërruar në zona rekreative turistike dhe jam e lumtur që ky projekt nuk do të përfundoj këtu… Mos harroni se ky liqe ka edhe veçantitë e tij për shkak se në një të afërme të afërt mund të shfrytëzojmë energjinë e gjelbër që është shumë e rëndësishme, nga ky liqe do të ujiten hapësirat e kampusit universitar të Mitrovicës gjithashtu edhe kopshti botanik, projekt ky tashmë i nënshkruar me kryetarin e komunës Agim Bahtiri”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, u shpreh të jetë i kënaqur edhe me një sukses të madh të kryetarit Bahtiri. “Është kënaqësi e madhe. Është ky edhe një sukses i madh i kryetarit Bahtiri, por ju them se nuk mbaron me këtë. Agimi ka plane tjera për Mitrovicën. Është kënaqësi të jesh këtu sot dhe të shijosh këtë atmosferë që të sjellë ndërmend se kjo shoqëri duhet të ecë përpara”, theksoi mes tjerash Pacolli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.