"Mito për Botërorin e Francës dhe të Afrikës së Jugut"

Njeriu që e zbuloi Blatterin ka pranuar se kanë marrë mito edhe për nikoqirllëkun e Kampionatit Botëror të vitit 1998.

Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA’s, Huck Blazer, në një deklaratë të tij për gjykatë, ka deklaruar se Botërori në Francë në vitin 1998 dhe ai në Afrikën e Jugut më 2010 ishin të blerë.

“Unë kam pranuar që me persona të tjerë të merrnim ryshfet për zgjedhjen e vendit mikpritës për Kupën e Botës 1998”, tha Blazer.

“Në fillim të vitit 2004 dhe duke vazhduar deri më 2011, unë dhe të tjerët në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s kemi pranuar ryshfet për përzgjedhjen e Afrikës së Jugut si vend mikpritës për Kupën e Botës 2010”, shtoi ai.