Ballina / KURIOZITETE / Mite për Pablo Escobar që do t’ju lënë pa fjalë
In Fabric
Pablo Escobar
Pablo Escobar

Mite për Pablo Escobar që do t’ju lënë pa fjalë

I lindur më 1 dhjetor, 1949, në Antioquia, Kolumbi, Pablo Escobar është ‘mbreti’ më i madh i kokainës në Kolumbi.

Si fëmijë ai ëndërronte të bëhet president i Kolumbisë.

Këto janë 25 faktet për Pablon që ndodhsta nuk i keni ditur:

1. Pablo shpenzonte rreth 2,500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij.

2. Ai i fshihte paratë e tij në mure, bodrume dhe vende të tjera. Tani imagjinojeni nëse një shtëpi merrte flakë, ai do të humbte 100 milionë dollarë brenda pak minutash. Çdo vit për shkak të ndodhive të tilla natyrore si përmbytje, zjarr, minj e të tjera, ai do të humbte 1 miliard dollar. Vetëm minjtë ia hanë gjysmën e tyre!

3. Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane, dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që t’i digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri!

4. Frika e tij më e madhe ishte ekstradimi për të dhe për narkot e tij, kështu që ai i ofroi shtetit të Kolumbisë që t’ia paguante kredinë kombëtare, që ishte 10 miliardë dollarë në atë kohë. Shteti refuzoi.

5. Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si “Plato O Plomo”, që nënkupton “pranoje ryshfetin, ose përballu me plumbat”.

6. Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për bombardimin e World Trade Center më 1993.

7. Ai bleu një aeroplan privat për t’i kthyer paratë e tij në Kolumbi. Aeroplani mund të mbante rreth 100 milionë dollarë për një udhëtim. Kështu, ai bleu një ishull duke u kthyer në mënyrë që aeroplani të mund të rimbushej me karburant. Ai më pas e transformoi ishullin në një parajsë për të dhe miqtë e tij të drogës!

8. Escobar ishte përgjegjës për 80% të shpërndarjes së kokainës në gjithë botën. Pothuajse e gjithë kokaina në SHBA vinte nga dikush që e blinte atë nga ai ose nga rrjeti i tij. E njëjta gjë ndodhte në Evropë.

9. Pavarësisht mënyrave të tij të dhunshme për të marrë fuqinë që donte, ai shihej si Robin Hudi modern në mesin e të varfërve. Ai ndërtoi spitale, shtëpi, shkolla, kisha dhe shpesh iu jepte para njerëzve të varfër.

10. Kur ai ishte i ri, Pablo ishte një fëmijë shumë ambicioz; ai iu thoshte shokëve të tij se do të bëhej milioner deri në moshën 22 vjeçare. Ai madje dëshironte të bëhej President i Kolumbisë. Ai dështoi në dëshirën e tij të dytë, pasi u bë vetëm kongresmen për pak derisa iu desh të largohej për shkak të presionit politik.

11. Ai filloi karrierën e tij kriminale në moshë të re, duke shitur gurë varresh të cilëve ua fshinte gdhendjet dhe i rishiste. Më vonë ai filloi të kontrabandonte cigare dhe tiketa të rrejshme të llotarisë.

12. Mes tjerash, ai fitoi 100,000 dollarë pasi kidnapoi një ekzekutiv të qytetit Medellin qysh në moshë të re.

13. Pablo Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial, një ministri të drejtësisë, një gjenerali, më shumë se 1000 policëve dhe 200 gjyqtarëve.

14. Edhe pse Forbes provoi t’ia llogariste pasurinë, djali i tij Juan Pablo Escobar tha: “Forbes po gënjen. Forbes s’mundet dhe kurrë s’do të ketë qasje ose mundësi t’i rishikojë librat e kontabilitetit të mafiozëve për të llogaritur pasurinë e tyre, madje as afër nuk janë me llogaritjet e tyre”. Forbes pati thënë se Pablo kishte rreth 50 miliardë dollarë pasuri.

15. Kur ishte në arrati, e kishte të vështirë që të shkonte nga njëra shtëpi tek tjera, kështu që ai dhe truprojat e tij do ta përdornin një autobus publik. Escobar ishte shoferi i autobusit.

16. Pablo Escobar njëherë pati bërë një koment të pabesueshëm publik, pas akuzave të qeverisë se ai është kriminel i drogës, duke thënë: “Unë jam një njeri i mirë i cili eksporton lule”.

17. Ai iu dërgonte lule tek varri, njerëzve të cilët i vriste.

18. Kur Pablo dhe gruaja e tij filluan të dilnin, ai ishte 24 vjeç dhe ajo ishte vetëm 13.

19. Një film i mrekullueshëm që portretizon në mënyrë të përsosur atë për çfarë ishte në gjendje Pablo është “Escobar: Parajsa e Humbur”.

20. Atij i pëlqente të argëtohej duke bërë shaka ose gjëra qesharake. Një herë i kishte kërkuar njërit prej njerëzve të tij që t’ia sillte një filxhan kafe dhe t’i vendoste një pilulë në gojën e tij, në mënyrë që ai të shkumonte. Më pas ai e akuzoi njeriun e tij se tentoi ta helmonte atë, përderisa njerëzit e tjerë e lidhën atë dhe ia drejtuan armën në fytyrë për rreth dhjetë minuta. Qesharake!

21. Në ndejat e ditëlindjeve të fëmijëve të tij, ai i mbushte lodrat e tyre me para.

22. Ai bleu tokë 20km2 për vete dhe familjen e tij, dhe e ktheu atë në një vend të pabesueshëm rekreacioni që përfshinte një kopsht zoologjik të mbushur me kafshë ekzotike të cilat i kishte sjellë nga e gjithë bota. Ai madje shpenzoi 1 milion dollar për t’i trajnuar disa zogj që të qëndronin vetëm në një pemë. Gjithashtu, ai kishte rreth 800 shtëpi dhe vila.

23. Një nga metodat më gjeniale të tij për të dërguar kokainë në SHBA ishte duke futur xhinse në kokainë të lëngët, duke qenë një nga të parët në botë që shpërndau drogë ndonjëherë në këtë mënyrë.

24. Djali i tij Juan Pablo Escobar shkroi një libër të quajtur “Pablo Escobar, Mëkatet e Babait Tim”, në të cilin ai e përshkruan atë mjaft mirë.

25. Pablo Escobar u vra më 1993 dhe SHBA e përshkruan incidentin si ndjekjen më të madhe ndonjëherë të një krimineli.

 

Check Also

Barak Obama

Ja sa paguhet për fjalimet e tij Barak Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka filluar t’i bëjë dollarë vitet e veta kaluar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *