Ballina / KOSOVA / Misteri i vrasjes në Gjakovë: Prokuroria dhe Policia me versione të ndryshme
shiriti i krimit

Misteri i vrasjes në Gjakovë: Prokuroria dhe Policia me versione të ndryshme

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në vdekjen e Rabe Shkodrës, gruas mbi 50 vjeçe nga Gjakova. Policia e Prokuroria kanë dalë me versione të ndryshme rreth vdekjes së saj.

Njëra thotë se u vetëvra aksidentalisht, ndërkohë që Prokuroria po pohon se Raba u vra nga burri i saj Xhaferi. Njëra palë thotë se i dyshuari është në arrati e tjetra palë thotë se Xhaferi u arrestua. Ndërkaq, çifti ishin të martuar me vite si dhe kishin së bashku 8 fëmijë.

Asgjë nuk është e qartë së si ndodhi vrasja e Rabe Shkodrës në Gjakovë. Prokuroria e Policia po japin deklarata kundërthënëse rreth kësaj ngjarjeje.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës thonë se e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Zëdhënësja e Policisë, Lirije Podrimja, në një deklaratë dërguar Gazetës Express, sqaron se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Viktima, nga komuniteti egjiptian, rreth orës 00:00 të mbrëmjes së djeshme e ka marrë armën e burrit për ta pastruar dhe nga ajo i është shkrepur një plumb në gjoks, nga i cili edhe i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

“Policia me të gjitha njësitë relevante ka marrë të gjitha masat me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së këtij rasti dhe përmes hetimeve të para ka kuptuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë në rrugën “Ali Ibra” në familje. Sipas deklaratave të familjarëve derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë”, thuhet në deklaratën e Policisë nga Gjakova.

Në përgjigjen dërguar Expressit sqarohen rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur. Ai deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale”, njoftoi Policia.

Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Ndërkohë version tjetër për krejt këtë ngjarje ka dhënë Prokuroria e Shtetit, prej nga i thanë Expressit se viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. E gjithë ngjarja sipas Prokurorisë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.

“Prokuroria Themelore e Gjakovës njofton opinionin se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N. në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura. Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.”, thonë nga Prokuroria.

Sipas këtyre të fundit, i dyshuari gjendet ende në arrati.

“Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh., i cili për momentin është në arrati”, sqaron Prokuroria.

Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj. Sipas organeve të hetuesisë, në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime nga Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë.
E ndërkohë, ky është rasti i dytë që brenda pak ditëve në Gjakovë janë vrarë dy gra nga burrat e tyre. /G.Hasani//GazetaExpress/

@Fluidi

Provo po ashtu

Marine Le Pen

Le Pen urdhërohet t’iu nënshtrohet testimeve psikatrike

​Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.