Ballina / Kulturë / Misteri i “Codex Gigas” ose “Bibla e Satanit”, pse të njerëz të famshëm e duan atë…

Misteri i “Codex Gigas” ose “Bibla e Satanit”, pse të njerëz të famshëm e duan atë…

Kush ka qenë sekreti i jetëgjatësisë dhe madhështisë së dorëshkrimit më voluminoz mesjetar që ka mbijetuar deri në ditët tona? Thuhet se ai është shkruar nga vetë Luciferi.

Nga: Prof Kandida Mos

Ne të gjithë kemi dëgjuar se Bibla është Fjala e Perëndisë, por nëse kjo Bibël mesjetare do të qe në fakt vepër e Djallit? Sigurisht, kanë ekzistuar grupe të ndryshme heretike përgjatë historisë që kanë menduar se pjesë të Biblës ishin të rreme, por në rastin e librit më voluminoz të mbijetuar nga bota mesjetare, disa besojnë se autori është vetë Satanai.

Ndërsa emri teknik që mban dorëshkrimit është “Codex gigas” (fjalë për fjalë “Libri Gjigant” në latinisht), ai njihet më mirë si e “Bibla e Djallit’. Libri gjendet aktualisht në Bibliotekën Kombëtare në Stokholm të Suedisë, por u shkrua në shekullin XII në Bohemi (Çekinë e sotme), me gjasë në manastirin benediktin të Podlazhices. Ai më pas u transportua për në Suedi, si trofe në përfundim të luftës Tridhjetëvjeçare në 1648-ën.

U deshën dy burra për ta grabitur, pasi libri është rreth një metër i gjatë dhe peshon gati 70 kg. Por e pazakontë nuk është vetëm madhësia e librit por edhe përmbajtja e tij. Përveç Vulgata (versioni latin i Bibles), ai përmban një kopje të librit të historianit hebre Jozef “Isidor i Etimologjive të Seviljes”, tekstet e lashta mjekësore, dhe një kopje të “Kronikave të Bohemisë” nga Kozmaz në pragë (1050).

Megjithatë 10 faqe janë zhdukur, dhe teksa të gjitha veprat e përfshira në kodeks janë të plota, ka disa spekulime në lidhje me atë që përmbajnë ato. Disa thonë se gjendet transkriptimi i një lutjeje ndaj Satanait, ndërsa studiuesit supozojnë se përmban rregullat e bashkësisë së murgjërve prej nga e ka origjinën libri.

Ajo është e njohur si Bibla e Djallit për dy arsye. E para është e dukshme për cilindo që e viziton atë: faqja 290 është bosh me përjashtim të një gjysmë metri ilustrimi të madh të imazhit të Djallit. Ai paraqitet me një fytyrë të gjelbër, kthetra dhe brirë, me një trup të përkulur, thuajse si në pozicionin e jogas.

Arsyeja e dytë për këtë emërtim vjen për shak të tregimit të përmbajtjes së tij. Sipas legjendës, libri i madh, është vepër e një murgu të vetëm i cili ishte dënuar me vdekje duke u murosur i gjallë. Në përpjekje për të shtyrë ose paraprirë ekzekutimin e tij, murgu premtoi të prodhojë në një natë të vetme një dorëshkrim, që do t’i sillte lavdi manastirit.

Thuhet se detyra ishte shumë e madhe, dhe ai u drejtua Satanait për ndihmë. Djalli e përfundoi dorëshkrimin, me sa duket në këmbim të shpirtit të murgut , dhe në formë mirënjohje ndaj Djallit murgu shtoi edhe ilustrimin e madh të Princit të Errësirës. Murgu mbijetoi, por më pas u pendua dhe iu drejtua Shën Mërisë për ndihmë. Virgjëresha ra dakord, por të çlirimit nga pakti i tij me Djallin, murgu vdiq.

Legjenda thotë se fati i keq godet të gjithë ata që e zotërojnë dorëshkrimin. Një koleksion anektodash në shekullin XIX, tregon një version makabër të një “Nate në Muze”, në të cilin një portjer i Bibliotekës Kombëtare ku ndodhej libri ra të flejë në sallën kryesore të leximit. Kur u zgjua pa se librat lëviznin dhe vallëzonin. Një orë e madhe u thyer, papritmas filloi të punojë duke tingëlluar në çdo orë. Në mëngjes portieri u gjet i strukur nën një tavolinë i terrotizuar, dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës në një azil. Testimet shkencore mbi librin kanë treguar se ky i fundit nuk duket të jetë puna e një shkruesi të vetëm: dorëshkrimi është shumë i qëndrueshëm dhe uniform në të gjitha pjesët.

Sikurse mund të pritej, është e pamundur të jetë prodhuar në një natë të vetme: një studim i “National Geographic” mbërriti në përfundimin se një person i vetëm duke punuar 24 orë në ditë (pa ndihmën e një demoni të lig) do t’i duhej plot 5 vjet për ta përfunduar atë. Duke supozuar se një njeri ushqehet dhe fle, është llogaritur se do t’i duhej rreth 25-30 vjet për ta përfunduar. Origjina e historisë së murgut, i cili ia shiti shpirtin djallit është e njohur, por ajo është shumë e ngjashme me përrallën mesjetare të Teofil të Penduarit.

Ky qe një arkdhjakon i shekullit të VI-të, që me ndihmën e një shtrige, bëri një pakt me Djallin i cili ia mundësoi të bëhet peshkop. Më vonë ai u pendua për vendimin e tij, teksa iu përgjërua Virgjëreshës Mari për ndihmë, agjëroi për 73 ditë dhe vdiq n(nga gëzimi, apo ndoshta uria) pasi kontrata e tij me Djallin ishte djegur. Historia ishte popullore në artin mesjetar të shekullit XI e në vazhdim dhe ka shërbyer si frymëzim për legjendën e Doktor Faustit.

Dhe ka shumë të ngjarë që e njëjta gjë të ketë ndodhur në Biblën e Djallit. Përdorimi i legjendës të “Librit Gjigant”, është në fakt një shenjë se sa frymëzues është libri: ai është aq i shquar sa që njerëzit imagjinojnë se duhet të jetë shkruar me ndihmën e të mbinatyrshmes. Frymëzimi satanik nuk ndalet këtu. Ka vepra të tjera arti, për të cilat ai thuhet të ketë shërbyer si një muze. Ndërsa duhet të marrin vlerësimin që i takon, thashethemet e ndikimit demonik rrethojnë shpesh pjesë të jashtëzakonshme të veprës.

Për shembull, në vitin 1713 kompozitori Xhuzepe Tartini i tregoi një miku të vet se Sonatën e tij në G minor e kishte kompozuar pasi kishte parë një ëndërr, në të cilën ai bëri një pakt me djallin. Në ëndërr, ai i dorëzoi Djallit violinën e tij dhe Princi i Errësirës filloi të luajë një melodi të jashtëzakonshme. Tartini u zgjua dhe e rigjeti melodinë e violinës së tij, duke ia atribuar këtë trillit të Djallit. Soanata ishte e preferuara e Tartinit, por ai tha se ajo ishte cilësisht shumë e dobët përballë asaj që ai kishte dëgjuar duke luajtur në ëndërrën e tij.

Dhe në varësi se cilët pyesni, Djalli punon ende në mënyra të poshtra. Artistë të shumtë përfshirë Lady Gaga, Madona, Pol Mekartni kanë pasur akuza në lidhje me satanizmin.

Edhe vetëm pak vite më parë, shpërthyen teoritë e konspiracionit në lidhje me marrëdhënien e një çifti Jay-Z dhe Bejonce me Luciferrin, pasi supozohet se emri i vajzës së tyre Ivi Blu i lexuar mbrapsht është emri në gjuhën latine për vajzën e Luciferrit. /Bota.al

Check Also

Martin Luter King

ShBA: Dita e Martin Luther Kingut

Në Shtetet e Bashkuara sot është festë kombëtare, kur amerikanët  kujtojnë udhëheqësin e vrarë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *