Ballina / Shkencë / Misteret që fsheh Antarktida
antarktida

Misteret që fsheh Antarktida

Prej mijëra vjetësh misteri e ka magjepsur njeriun, e ka ‘marrë për dore’ duke e udhëhequr që ta zbulojë atë. Misteri qëndron kudo, në çdo gjë, në çdo ngjarje, në çdo kohë dhe vend, poshtë rërës, në thellësitë e detit, në pafundësitë e errëta të universit, nën batanijen e trashë të akullit…

Te gjitha vendet që kanë frymëzuar tregimtaret të cilët përmes tregimeve të tyre na kanë udhëhequr drejt qendrës së Tokës, përtej maleve të paarritshme, 20 000 lega nën det, përtej sistemit diellor…

Mes akullnajave gjejmë përsëri mistere, të ngjashëm me atë që ka frymëzuar John Campbell për shkrimin e tij “who goes there” (Kush shkon atje), në të cilin Christian Nyby dhe Hoear Hawks janë mbështetur për të bërë filmin “Diçka nga një botë tjetër” në vitin 1951, i konsideruar një nga klasiket e fantashkencës.

Një histori e krijuar mes akujve të Alaskës ku një grup shkencëtarësh, brenda një disku fluturues zbuluan një trup të ngrirë të një krijese jashtëtokësore. Trupi, pas ngrohjes, u rizgjua duke filluar një luftë për mbijetesë midis shkencëtarëve dhe krijesës së përgjakur dhe të paprekshme. Kjo temë ishte rimarrë në vitin 1982 nga John Carpenter për filmin “Gjë-ja”.

Tema apo trajtesa është shumë e thjeshtë: kemi gjithmonë një astronaut aliene dhe një krijesë monstruoze që vret brutalisht, duke i shndërruar në monstra pjesëtarët e bazës astronaute që shpërthen. Ndryshimi thelbësor është vendi: historia zhvillohet në Antarktidë. Edhe udhëtimi ynë i përket Tokës Jugore, meqënëse qarkullojnë lajme për pranine e një anomalie magnetike të çuditshme në këtë territor.

Është lajmi i muajit maj të vitit 2011 për një grup shkencëtaresh britanikë dhe amerikanë të cilët ndërsa punonin për një projekt të përbashkët që studionte fenomenet meteorologjike, kishin konfirmuar praninë e një ‘vorbulle re-sh’ pak më sipër zone në të cilën ata po punonin.

Pavarësisht nga era e fortë, vorbulla qëndronte e palëvishme. Kronometri shkencor që regjistron kohët e leximit, i pajisur me një vegël për të zbuluar presionin barometrik, shpejtësinë e erës dhe lagështinë dhe i vënë në funksionim për të analizuar fenomenin, kishte shënuar datën e dhjetë viteve më parë. Eksperimenti u përsërit shumë herë dhe në të gjitha rastet nxori të njëjtin rezultat. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1975 dhe vetëm këtë kohë është bërë gjërësisht e ditur.

Ne ate periudhe ajo u raportua te sherbimet sekrete ushtarake dhe nepermjet tyre edhe ne Shtepine e Bardhe. Jane hedhur hipotezat se vorbulla e cuditshme ishte nje tunel magnetik me hapesire kohore, i quajtur nga ushtaraket e inteligjences si “Porta e kohes”. Kjo gje ndodhi prane zones ne te cilen ne vitin 2001 u zbulua nje ndertim artificial qe u sherbente germimeve te kryera ne akull nga ushtaret amerikane, te cilet nuk arriten ta parandalonin perhapjen e lajmit pavaresisht heshtjes se shtypit.

Kur lajmi u be i njohur ne Europe, pati protesta te shumta kunder aksionit te ndermarre nga ushtaraket amerikane dhe qeveria e tyre qe dhunonte Traktatin Nderkombetar te Antarktides. Nese behet fjale per nje fenomen natyror, eshte e ligjshme te besohet se kjo eshte krijuar nga mbetjet teknologjike te panjohura, te varrosura nen kapakun e akullit. Nje tjeter “trekendesh Bermude” ne versionin polar, ne te cilin ushtaraket ishin vecanerisht te interesuar dhe deshironin ta mbanin te fshehte.

Antarktida eshte kontinenti me verior i Tokes dhe perfshin siperfaqe toke dhe deti qe rrethojne Polin e Jugut, ka nje siperfaqe prej 14 milione km2, eshte kontinenti i peste sipas madhesise, me 98% te siperfaqes se saj te mbuluar nga akulli, me nje trashesi mesatare rreth 1600 m, eshte vendi me i ftohte ne Toke dhe ka pjesen me te madhe te rezervave te ujit te embel te planetit rreth 92%.

Eshte e rendesishme ne ekuilibrin mjedisor sepse cdo variacion e shtreses se akullit ndikon ne qarkullimin e ujerave oqeanike dhe ne atmosfere. Emri vjen nga fjala greke ‘antarktikos’ qe eshte e kunderta e Arktik. Antarktida eshte nje nga 8 rajonet bio-gjeografike tokesore qe pershkohet nga rryma transatlantike 3500 km e gjate qe rrjedh nga Deti Ross e deri ne Detin Ëedell. Kontinenti eshte i ndare ne dy pjese nga meridiani Grenuic. Eshte nje territor qe ka male 4897 m te larte dhe gropa 2538 m nen nivelin e detit. Shkrirja e akullit te saj do ta rriste nivelin e oqeaneve me rreth 70 m.

Vija bregdetare e kontinentit eshte 17 968 km e gjate dhe karakterizohet nga prania e formacioneve te ndryshme te akujve. Aty ndodhen edhe dy nga platformat akullnajore me te medha ne bote: Ross dhe Filchner-Ronne. Ne territorin e saj ka me shume se 70 liqene qe ndodhen mijera metra nen akull, me i madhi eshte Liqeni Vostok, i zbuluar ne vitin 1966 ne afersi te stacionit rus Vostok dhe mendohet se kane qene mbuluar nga akujt para 500 000 vitesh, sic deshmohet nga shpimet e kryera rreth 400 m mbi siperfaqen e liqenit.

Gjate veres temperatura rralle shkon mbi -20oC. Muaji me i ftohte ka regjistruar nje temperature rreth -28oC, gjate dimrit rreth -65oC. Rekordi eshte regjistruar ne korrik 1983 me nje temperature -90oC. Antarktida eshte rajoni ku fryjne erera me shpejtesi 300 km/h. Per sa i perket reshjeve, lageshtia eshte ne norma shume te uleta. Monitorimi i vazhdueshem klimatik i rajonit justifikohet me pasojat qe mund te kete shkrirja e nje shtrese te akullit antarktid ne nivelin e detit.

Qe nga viti 1961, statusi politik i Antarktides eshte rregulluar nga Traktati Antarktid, i firmosur ne vitin 1959 dhe qe i detyron 46 vendet qe kane firmosur, qe te respektojne ndalimin e aktivitetit ushtarak e minerar te kufizojne perdorimin e personelit ushtarak si mbeshtetje per ekspeditat shkencore dhe te mbeshtesin kerkimin shkencor duke mbrojtur ekografine e territorit. Per sa i perket historise se liqenit Vostok, hipotezat per ekzistencen e tij datojne qe ne kohen e Ptolemeut, i cili vizatoi ne hartat e tij nje toke te gjere ne paralelin 20°, te quajtur “Toka e Panjohur”, te pershkruar si banese te popujve te pasur.

Sipas njohurive te kohes, nje rrip zjarri ndante hemisferen jugore nga ajo veriore duke i bere te paarritshme territoret e veriut. Ne mesjete ishte blasfemi vleresimi i nje toke ne jug, per shkak te konceptit te sheshte te Tokes. Ekzistenca e saj refuzohej por qe nga kohet e largeta shume harta paraqisnin nje siperfaqe te madhe ne jug te globit. Vizita e pare daton ne vitin 1820 nga nje ekspedite ruse e Lazarev Bellingshausen.

Deri ne shek. XX kjo ekspedite ishte injoruar. Ajo paraqet te parin referim per nje toke te quajtur Antarktide. Eshte regjistruar ne vitin 1890 nga hartografi George Bartholomeë. Ne vitin 1578 mbreteresha Elisabetta I ngarkoi Francis Drake qe te kerkoje per “Token e Panjohur”. Drake mberriti ne kepin Horn, ne pjesen jugore te Tokes se Zjarrte ku zbuloi kalimin per ne Pacifik por nuk e gjeti kontinentin e panjohur. Ne vitin 1642 hollandezi Abel Tasman lundroi drejt jugut nga porti Batavia ne kerkim te kontinentit legjendar. Gjate lundrimit ai zbuloi ishullin Tasmania dhe eksploroi bregun lindor te Zelandes se Re.

Ne vitin 1669, shkencetari Edmond Halley ndermori nje ekspedite ne kerkim te “Tokes se Panjohur Jugore” dhe shenimet e tij jane te parat e ketij lloji per ajsberget e hemisferes jugore. Moti i keq dhe rreziku i perplasjes me akujt e detyroi qe te nderpriste kerkimet dhe te kthehej drejt gjeresive me veriore. Anijet e kapiten James Cook kapercyen rrethin polar antarktid ne vitin 1773 dhe 1774, duke arritur ne rreth 121 km prane bregut te Antarktides, perpara se te detyroheshin qe te nderronin kursin ne frontin e akullit. Ne udhetimin e tij te trete, Cook zbuloi ishujt jugor Sandëich. Konfirmimi per ekzistencen e Antarktides u kundershtua mes tre ekipeve ne vitin 1820: ekipet e Fabian von Bellinghausen kapiten i marines mbreterore ruse, Edëard Bransfield kapiten i marines mbreterore angleze dhe Nathaniel Palme –gjuetar foka-sh amerikan.

Zbarkimi i pare u krye nga John Davis ne vitin 1831. Ne vitin 1839 nje ekspedite lundroi nga Australia dhe raportoi per nje kontinent antarktid ne perendim te ishujve Balleby i quajtur Toka e Ëilkes. Ne vitin 1841, James Ross pershkoi nje pjese deti qe mori emrin e tij dhe zbarkoi ne ishullin me te njejtin emer. Ai lundroi pergjate murit te akullt qe u quajt ‘Bregu i Akullt Ross’. Dy anijeve te ekspedites iu dedikuan malet Erebus dhe Terror.

Ne vitin 1853 ne Antarktide zbarkoi Mercator Cooper. Ne vitin 1897, nje ekspedite e udhehequr nga togeri i marines belge Adrien de Gerlache lundroi nga Anversa, por anija ngeci e bllokuar ne akull dhe u clirua vetem ne vitin 1899. Per shkak te qendrimit te gjate te detyruar, disa anetare te ekuipazhit pesuan papergjegjshmeri mendore. Ne tetor te vitit 1901 nje gjeolog suedez, Otto Nordenskold, udhehoqi ekspediten e pare suedeze. Ekspedita nuk pati fat por te gjithe anetaret mundet qe te shpetoheshin ne fund te vitit 1903.

Ne vitin 1907 anetaret e ekspedites Nimrod ngjiten te paret malin Erbus dhe arriten ne polin magnetik jugor. Ne vitin 1910, Roald Amundsen, arriti ne Antarktide nga Norvegjia me dy anije, duke u nisur nga Gjiri i Balenave dhe duke arritur i pari ne polin gjeografik jugor ne dhjetor te vitit 1911. Rreth nje muaj me vone edhe nje grup i drejtuar nga Robert Falcon Scott mberriti ne polin e jugut, por te gjithe anetaret e ekuipazhit u zhduken gjate rruges ne kthim.

Nje tjeter personazh ne historine e Antarktides ka qene admirali Richard Evely Byrd, i pari qe fluturoi mbi polin e jugut bashke me Bernt Balchen ne nentor te vitit 1929. Byrd udhehoqi pese ekspedita nga viti 1930 deri ne 1946. Ne vitet 1947 dhe 1948, kapiteni Finn Ronne, oficeri i pare nen komanden e Byrd, udhehoqi nje ekspedite me njesi te ndryshme detare, tre avione dhe qene slite duke vertetuar se Antarktida ishte nje kontinent i vetem. Ai pershkoi 5800 km me ski dhe slita me qen te trajnuar dhe hartografoi brigjet e fundi te panjohura te territorit. Qe nga ajo kohe do te duhej te prisnim dhjete vjet per te pasur nje tjeter ekspedite ne Antarktide.

Misteri ka qene gjithmone i pranishem ne akujt e antarktides dhe ky eshte filli yne qe na udheheq.

Duke ndjekur Richard Evely Byrd dhe operacionin High Jump, “The United States Navy Antartic Developments Program” i organizuar ne vitin 1946 dhe i drejtuar nga vete Byrd, futemi ne akujt polare dhe pertej tyre. Ekspedita e madhe ne te cilen moren pjese 4700 ushtarake nen komanden e admiralit Richard Cruzen

Ne 11 shkurt te vitit 1947, Davide Bunger gjate nje fluturimi, dalloi midis akujve nje oaz jeshil, me liqene, me gropa me alga dhe uje te ngrohte 30°. Lajmi u publikua nga gazetat ne te gjithe boten. Byrd donte qe te pershkonte te njejten rruge duke marre shenime te detajuara ne ditarin e tij te udhetimit. Keto shenimi jane nje nga misteret me te medha ne lidhje me Token Jugore. Ekspedita u nderpre ne fund te shkurtit 1947 pa qartesuar motivet.

Ne mars te vitit 1947 shtypi kilian “El Mercurio di Santiago” paraqiste fjalet e Byrd ne lidhje me rendesine strategjike te Poleve. Aty shkruhej se per admiralin ishte e rendesishme qe SHBA kishin marre masa mbrojtese ndaj pushtimeve te mundshme qe mund te vinin nga mjetet fluturuese qe niseshin nga Poli. Ketu eshte misteri qe e shtrin mantelin e saj mbi kete ceshtje, duke fshehur te verteta per ‘laiket’, per ata qe nuk kane mundur ‘te veshin rroben e deshmitarit’. Cfare synonte te thoshte Byrd me ‘mjete fluturuese qe niseshin nga poli’? objekte fluturuese te paidentifikuara, sic mendojne disa? Objekte me te cilet kishte rene ne kontakt?

Cili ishte misioni i vertete i asaj ekspedite gjigande? Pse kjo sipermarrje u nderpre pas vetem dy muajve, pas shpenzimit te shumave te konsiderueshme per realizimin e saj? Pak muaj pasi mbaroi nje konflikt boteror, a u realizua me te vertete nje eksplorim per qellime shkencore, me kaq shume mjete ajrore e slita? Apo objektivi ishte teresisht dicka tjeter?!

Tre burra vdiqen pas renies se avionit te tyre dhe nje tjeter gjeti vdekjen ne menyre misterioze ne akull ndersa dy helikoptere u rrezuan pa asnje shkak. Ngjarje te cuditshme keto per nje ekspedite shkencore. Eshte per tu theksuar fakti se Byrd u pyet nga sherbimet sekrete pasi u prit nga sekretari i mbrojtjes James Forrestal. Ngjarjet e mevonshme i zmadhuan edhe me shume thashethemet dhe spekullimet duke e bere edhe me te dukshem misterin ne lidhje me qellimin e vertete te misionit, qe u mbajt i fshehte.

Ne këtë pike lindin disa pyetje:

-Kush e financoi operacionin “High Jump”?

-Kush ishin qellimet e verteta te operacionit? A mos ndoshta ndiqte bazat gjermane qe ishin vendosur ne territorin ku ndodhej ekspedita Neuschëabenland?

-Cfare zbuloi Richard Byrd ne rikonjicionin/ zbulimin ajror?

-Cfare ka te varrosur nen akull?

 

Check Also

toka_infoglobi

Shkencëtari jep lajmin e madh: Ja çfarë po ndodhë mes Marsit dhe Tokës

Stephen Hawking thotë se një ditë mund të jetë e mundur që njerëzit të arrijnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *