Ballina / Kulturë / Misteret e Hinduizmit
hinduizmi

Misteret e Hinduizmit

Shpesh herë e përmendim por nuk dijmë shumë për të. Hinduizmi është përfaqësuesi më shumëngjyrësh i besimeve politeiste në shumë zotra.

Në kohën e sotme Hindu është emër persisht me të cilin muslimanët i emërtojnë popujt që jetojnë rreth e përqark lumit Indus. Ky emërtim është një shprehje gjeografike. Termi “hinduizëm” përdoret për të shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e këtij populli.

Ndërsa termi brahmanizëm, nuk rrjedh nga Zoti Brahman, por nga klasa brahmane e priftërinjve indianë. Indianët për të shpjeguar fenë e tyre përdorin shprehjen “Sanatana Dharma” (rregull i përhershëm). Rol të rëndësishëm në formimin e gjendjes së sotme të hinduizmit, në këtë apo në atë formë, kanë luajtur shërbimet e popujve të ndryshëm të racës së bardhë, të verdhë dhe të zezë.

Në krye të shkrimeve fetare indiane janë Vedat të shkruara në sanskritisht. Veda si fjalë ka kuptimin “dituri, urtësi e përhershme”. Është një përmbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur në vitet 1250 dhe 800 para erës sonë. Në shek. 5 para erës sonë është filluar studimi për gramatikën e gjuhës.

Literatura e vedave përbëhet nga katër grupe tekstesh:

1. Rigveda:

ka kuptimin të njohësh këngët fetare për sakrificën dhe përbëhet prej dhjetë librave që përmbajnë 1028 këngë fetare shumica e të cilave janë nga katër rreshta.

Ajo me një sasi të madhe fjalësh, zotërat, sidomos mbretin e zotërve indianë e fton në drekën e sakrificës. Rigveda, paraqet edhe raste të ndryshme sociale të arianëve që janë shpërngulur në Indi në vitin 1500 para erës sonë.

2. Samaveda:

Ka kuptimin “vedat e melodive”.

Priftërinjtë në një formë muzikale, duke lexuar me melodi, e shoqërojnë sakrificën.

3. Jaxhurveda:

Është veda e fjalëve të sakrificës së caktuar. Përbëhet prej lutjeve dhe fjalëve të 115 sakrificës, nga të cilat disa janë shkruar në prozë e disa në poezi. Prifti këto lutje i lexon gjatë sakrifikimt duke murmuritur.

4. Atharvaveda: Është veda e fjalëve magjike.

Brahmanët janë të detyruar që ta lexojnë në raste të ndryshme të jetës, është një përmbledhje e madhe e përbërë prej 731 himneve fetare me 6000 strofa. Upanishadat, janë pjesa e fundit e literaturës së Vedave. Sipas Upanishadave krijesat janë krijuar me bashkimin e shpirtit të njeriut (Atman) dhe shpirtit të universit (Brahman).

E tërë literatura e Vedave pranohet si shpallje dhe inspirim (Shuriti) i marrur nga Rishis-ët (fallxhinjtë e shenjtë të periudhës së parë).

Gjithashtu pranohen si frymë e ekzistencës së pafillimtë, d.m.th. frymë e zotit Brahman. Sipas konceptit indian universi është i përhershëm, vetëm se botërat të cilat e përbëjnë atë gjithmonë pësojnë ndryshime.

Periodikisht dalin në shesh, jetojnë dhe zhduken./B.I

@Fluidi

Provo po ashtu

kuriozitete

Kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.