fbpx

Misioni i FMN-së po qëndron në Kosovë

Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ministri Avdullah Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë duke performuar shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore të cilat janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së për Buxhetin e vitit 2017 që është paraparë të jetë në vlerën 2 miliardë euro, i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend për aprovim.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Të dy palët u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe implementimin me sukses të Programit Stand-By. Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite një vëmendje e veçantë do ti kushtohet çështjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 18 nëntor, ku përveç takimeve me Ministrinë e Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.