doruntina maloku

Mishi i prishur, Maloku kërkon llogaridhënie nga AUV -i

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka thënë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) do të duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve rreth skandalit me mishin e prishur që e ka kapluar Kosovën javët e fundit.

Maloku ka pasur gjashtë pyetje për këtë agjencion që po ta kishte kryer punën si duhet nuk do të shitej mish i prishur në Kosovë.

Tutje, ajo ka bërë përgjegjëse për këtë çështje edhe Zyrën e Kryeministrit, e cila është direkt përgjegjëse për AUV’in.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes:

Mediat po vazhdojnë të raportojnë për”Skandalin e mishit”.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:
1.Pse nuk është ndaluar mishi pa afat në Doganë nga Inspektorët e AUV?
2. Sa është sasisa e mishit të importuar dhe nga cilat kompani është importuar?
3. Cilat markete apo mishtore në Kosovë e kanë shitur?
4. A po zhvillohet operacioni i inspektimit në gjithë territorin e Kosovës?
5. Cilat janë fabrikat e përpunimit të mishit të cilat janë inspektuar dhe u janë evidentuar parregullsitë?
6. Çfarë masash po ndërmerren për ndalimin e shitjes së këtyre produkteve?
Zyra e Kryeministrit të Kosovës e cila është direkt përgjegjëse për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet urgjentisht t’i informojë qytetarët e Kosovës për rrjedhën si dhe për pasojat që mund të kenë nga konsumimi i këtyre produkteve!
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të rrisë numrin e inspektorëve edhe në Doganë edhe në terren në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet! Ndërsa, ata që kanë helmuar e mashtruar konsumatorët, pres që ta marrin dënimin e merituar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.