Miratohet programi qeveritar për periudhën 2020-2023

Kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri i ri Avdullah Hoti ka miratuar sot programin qeverisës pë periudhën kohore 2020-2023.

Me rastin e paraqitjes së programit Hoti ka nënvizuar se fokusi i programit do të jetë rimëkëmbja ekonomike, lufta kundër pandemisë, kufta kundër korrupcionit si dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë brenda kufijve ekzistues të Kosovës.

“Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi masat afatshkurta për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, dhe më pastaj edhe masat afatgjata. Ndër këto masa janë edhe zvogëlimi i barrës tatimore, për të mundësuar që bizneset ta përballojnë këtë situatë. Janë edhe disa masa për t’i ndihmuar buxhetit të familjeve në Trustin Pensional. Do të merremi edhe me rishikimin e buxhetit për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike, për të futur fondin prej 1.2 miliardë euro. Janë të parapara në detaje edhe burimi i fondeve prej 1.2 miliardë euro. Për gjithë mandatin qeverisës kemi reformat institucionale, duke filluar nga ligji i ri për qeverinë, si dhe ligji i ri për ndërmarrjet”, tha Hoti.

Hoti po ashtu tha se qeveria e tij do të jetë e pakompromis në luftën kundër korrupsioni.

Ai shtoi se qeveria e tij do të angazhohet edhe në përmirësimin e procesit zgjedhor në Kosovë.“Do të jemi të pakompromis ndaj luftës kundër korrupsionit. Do të angazhohemi në përmirësimin e procesit zgjedhor. Do të kujdesemi edhe për disa grupe të margjinalizuara të shoqërisë”, tha Hoti.

Qeveria Hoti është zgjedhur me 3 qershor në seancën e Kuvendit të Kosovë. Për te kanë votuar 61 deputetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.