Ballina / Kulturë / Miratohet Koncept-Dokumenti për Filarmoninë, Operën dhe Baletin
qeveria

Miratohet Koncept-Dokumenti për Filarmoninë, Operën dhe Baletin

Në mbledhjen e Qeverisë sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka propozuar për miratim Koncept Dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin, dokument i cili parasheh definimin e aspektit normativ për këto institucione të kulturës.

Ministri, në ekspozenë e tij para kabinetit qeveritar arsyetoi se është e nevojshme që të politika që garantojnë pavarësinë financiare për institucionet e kulturës.

“Nga dita e parë në udhëheqje të ministrisë, kemi qenë të përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore dhe hartimin e politikave të reja publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive; krijim të politikave të reja kulturore me programe në përkrahje të artistëve dhe nismave kulturore, ristrukturim dhe riorganizim të institucioneve vartëse për kulturë, promovim të kulturës dhe ngritjes së komunikimit kulturor; edukimit; aftësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri po ashtu u shpreh se do të jetë i përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e politikave, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për promovimin e kulturës sikurse dhe avancimin e infrastrukturës kulturore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate hapësinore, teknike dhe profesionale për artistët tanë.

@Fluidi

Provo po ashtu

JOHN SELLARS

Si të jetoni më të lumtur si një stoik

Filozofia na ndihmon që të kuptojmë botën më mirë, të pranojmë idetë e tjera, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.