kuvendi i kosoves, Deputetët

Miratohen ligjet e liberalizimit dhe ai për përgjime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar pa ndonjë oponencë të zëshme ligjet e pakos për liberalizimin e regjimit të vizave.

Debati kryesor u zhvillua për nenin 5 të Projektligjit për përgjimet në telekomunikime. Mendimet ishin të ndara për ate se kujt duhet ti jipet e drejta të përcaktoj se kur një person mund të përgjohet, përkatësisht kush është institucioni që mund të dalë me një vlerësim se kur është i rrezikuar interesi i Kosovës dhe ai i qytetarëve.

Me projektligjin që u miratua me shumicë të votave , legjislacioni iu përafrua dukshëm legjislacionit të vendeve të Bashkimit Europian. Në te nuk u lejua që të përdoret termi ‘siguri kombëtare’ sepse “kosova është shtet demokratik i të gjithë qytetarëve’. Kjo bëri që formulimi i mbetur në Ligj është sepërgjimet mund të ndodhin në rastet kur Kryeprokurori, e jo AKI apo dikush tjetër vlerëson se janë rrezikuar siguria e Kosovës dhe e qytetarëve të saj.

Lajm i mirë i këtij Projektligji që do të hyjë së shpejti në fuqi, është fakti se ai parasheh që institucionet përkatëse e kanë obligim që ta njoftojnë personin e përgjuar se ‘është pvrgjuar’ menjëherë pas përfundimi të këtij procesi, gjë që nuk ka qenë rasti në të kaluarën, kur qytetarët fare nuk ishin në dijeni se kush kur dhe për cka i ka përgjuar e as nuk kanë pasur qasje në ‘dosjet ‘ përkatësisht përmbajtjet e përgjimeve që janë zhvilluar ndaj tyre.