Ballina / Kulturë / Miranda Dobraj: A me nejtë, a me ikë? (poezi)

Miranda Dobraj: A me nejtë, a me ikë? (poezi)

Jam msue m’u rritë nën polenin e
atdhedashunisë
me nejtë me durue dhimbjen e urisë
me kpucat e zbathuna si të Lulit gjeni
kam çue stervitet e mia të mdhaja.

E ti pash besën thujem a me nejtë, a me ikë?

Kam krye dhe shkollën e varfenisë
e atë gjithmonë ma kujtonte zilja e orëve
kur të tjerët merrnin rrugën për në byfe
me ikë
unë zgjedhja Dhaskalin e udhës së shkronjave…

E ti moj Shqipe, më thuaj a me nejtë a me ikë?

Kam msue me shku me tesha të faluna
e nana më motivojke, bijë mos qaj
ti shpejtë do marrësh shkollën, do i kesh
të tana
dhe Zoti të shpërblen kur dituninë nisesh
me nxan.

E ti moj nanë, pa më thuaj sot, se si ky vend
m’ka katandis?

Eh, fjalët e gjyshit zor i kam m’i harru
se mundi i tij për dituni gjith si qiri u shkri
m’ka thanë çika jem për vend me pas
dashni vuajtjet për vendin n’ditar i ka shkri…

E ti gjysh larg ike, më thuej si t’ia bëj mos me ikë?

M’kujtohet luhatja e babit anë e kënd
dhomës
si sot unë që luhatem a me nejtë a me ikë
në kry i vlonin të gjitha hallet
për veshjen, shkollën e ushqimin për secilin fëmijë

E ti babë më thuaj, si t’ia bëj që luhatjes
sonë t’i vë vendosmëni?

E ti Kosovë, me atë gurin tand çajem
se unë s’kenkam aq e rand sa me qëndru
ai guri i rand që në vend vet peshojka
si ortek mbi mu, u rrokullis, m’ka mblu.

Eh, ti Kosovë, t’paktën kufomën mbama!

– Miranda Dobraj

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.