Minxhori: Ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike

Bardhyl Minxhori, një ekspert me përvojë në tregun e sigurimeve dhe themeluesi i kompanive në këtë fushë, ka pohuar në një status në facebook se ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike.

“Do të ketë familje të tëra pa shtëpi, me biznese të rrenuara, për vite të tëra.”

Ai ka shtuar se për 20 vjet rresht i është propozuar të gjitha qeverive nga industria e sigurimeve për një skemë kombëtare të sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore.

“Jo vetëm në vesh të shurdhër, por dhe duke e paragjykuar kjo kërkesë. Unë kam vite që nuk jam në tregun e sigurimeve dhe sot ndihem i zhgënjyer se si nuk arritëm t’u jepnim njerëzve në fatkeqësi një mbrojtje financiare dinjitoze. Skema të tilla mbrojtëse janë implementuar në vende me rrezik sizmik të lartë që nga Kaliforina deri në Turqi dhe Rumani etj”.

Ky tërmet, thotë Minxhozi, shkundi Shqipërinë, por duhet të shkunde edhe ata që duhet të mendojnë seriozisht për vendosjen e një skeme të detyrueshme kombëtare në raste fatkeqësish natyrore. “Sigurimet nuk janë shpikje shqiptare. Sigurimet kanë lindur kryesisht edhe si një solidaritet financiar social.

Që nga djegia e Londrës rreth 200 vjet me pare, ku sigurimi i shtëpive u bë një sigurim i detyrueshëm deri te skemat moderne të mbrojtjes nga rreziku i tërmeteve, domosdoshmëria e një skeme të detyrueshme kombëtare për Shqipërinë duhet të jetë një prioritet i Qeverise të sotme”.

Përfytyroni mijëra familje që pas ndihmës së parë emergjente, do të mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhura për të mbijetuar. Ky tërmet do t’i ndjeke si një mallkim për gjithë jetën!, paralajmëron eksperti i sigurimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.