Ballina / BOTA / Ministrja e Brendshme e Britanisë jep dorëheqje, shkak emigrantët
Amber Rudd

Ministrja e Brendshme e Britanisë jep dorëheqje, shkak emigrantët

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi Qeveria e kryeministres Theresa May, është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm.

Dorëheqja e njërës prej aleateve kryesore të May, përbën shqetësim për këtë të fundit, derisa ajo hyn në vitin e fundit të negociatave për Brexit.

Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se Qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e emigrantëve ilegalë. May ndërkohë ka pranuar dorëheqjen e saj.

Për dy javë, ministrat britanikë janë përpjekur për të kuptuar pse disa pasardhësve të të ashtuquajturit “Brezi Windrush”, u janë mohuar të drejtat bazike.

Ky skandal ka lënë në hije Samitin e Komonuelthit të mbajtur në Londër dhe ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qeverisjen e May si ministre e Brendshme, para se të fitonte mandatin e kryeministres.

“Skandali Windrush ka nisur me të drejtë vëmendjeje në një çështje të rëndësishme për shtetin tonë”, ka thënë Rudd në letën e saj të dorëheqjes që i ka dërguar kryeministres May.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.