Ballina / KRYESORE / Ministri kosovar i arsimit sot në Bujanoc e Preshevë

Ministri kosovar i arsimit sot në Bujanoc e Preshevë

Ministri i Arsimit, të Kosovës, Arsim Bajrami, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë, ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

Siç njoftoi MAShT, Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, Jonuz Musliu, e pas kësaj do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.

Më pas, Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.

Provo po ashtu

Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë sivjet drejt INTERPOL-it

Përkundër skepticizmit brenda institucioneve të Kosovës për suksesin e mundshëm për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare …