Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Ministri i Financave: Rritja ekonomike, jo siç ishte parashikuar

Ministria e Financave ka bërë gati rishikimin e vonuar të buxhetit të këtij viti, i cili nuk do të jetë mbi 2 miliardë euro, por 1.8 miliard.
Ndërsa me këtë buxhet është arritur t’i gjendet një zgjidhe kryerjes së një varg obligimesh, por jo edhe për autostradën “Arbën Xhaferi”, për të cilën shteti do të vazhdojë të mbetet borxhli ndaj kompanisë ndërtuese, raporton KTV.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka shumë mundësi që edhe ky problem të zgjidhet.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të nisin edhe dëgjimet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për këtë ka njoftuar se duhet të marrin pjesë të gjithë ministrat e resorëve të caktuar.

Të njëjtat, sipas tij, do të ndodhin para se një mision i FMN-së t’i bëjë një skanim përmbajtjes së tij.

Hamza ka thënë se Kosova duhet të nisë të mendojë që të mos rrisë më shumë borxhin publik, të cilin do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme, por të bëhet disiplinë financiare.

Sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit, ai ka thënë se do të kalojë 3%, por nuk do t’u afrohet parashikimeve të fillimvitit që ishte në mbi 4%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.