fbpx

Ministri i Austrisë: 17-vjeçari shqiptar është dikush me ‘peshë’ në qarqet e ISIS

Ministri i Brendshëm i Austrisë Wolfgang Sobotka është shprehur në lidhje me shqiptarin 17-vjeçar të arrestuar në Austri si i dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste.

Ministri tha se autoritetet po hetojnë në lidhje me adoleshentin e arrestuar i cili sipas tyre është një rrezik pasi ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik

Ministri citon dëshminë e 17-vjeçarit kur thotë se shqiptari ka pranuar para policisë se e mbështet grupin ISIS.

Sobotka tha se i dyshuari kishte një “rrjet komunikimi të vërtetë” dhe se është dikush me “peshë” në qarqet radikale.

Shqiptari u arrestua në një apartament në Vjenë të premten.

Policia tha se shqiptari mund të ishte shumë afër kryerjes së një sulmi terrorist. Por ministri i Brendshëm i Austrisë tha të hënën se nuk ka asnjë indikacion që shqiptari të kishte thurur plan konkret për sulm terrorist.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar me lidhjet terroriste dhe shqiptarin e vënë në pranga, u arrestua mbrëmjen e së dielës në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.