Ballina / Uncategorized / Ministri Gashi takon drejtuesit e Federatës së Boksit

Ministri Gashi takon drejtuesit e Federatës së Boksit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në një takim drejtuesit e Federatës së Boksit së Kosovës, të prirë nga kryetari Ramadan Selimi.

Në këtë takim, Selimi informoi ministrin për punën që po bën Federata e Boksit,  aktivitetet dhe sukseset e tyre, pjesëmarrjen e suksesshme në 35 gara ndërkombëtare duke vënë theks në suksesin e boksit të femrave. Poashtu, Selimi përmendi edhe vështirësitë me të cilat përballen në realizimin e obligimeve nga ana e MKRS-së.

Ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FBoxK-së do të jetë në vazhdimësi për të gjitha çështjet që kanë interes të përbashkët me qëllim që sukseset e kësaj federate të rriten edhe më tej.

“Boksi është sport me traditë në vendin tonë dhe në këtë sport kanë dalë shumë emra të njohur. Do të punojmë bashkërisht që këtë traditë ta vazhdojmë dhe të nxjerrim emra të rinj me të cilët do të përfaqësohemi dhe krenohemi”, theksoi ministri.

@Fluidi

Provo po ashtu

btcboss

Të tregtosh si Boss kërkon kohë dhe hulumtime

Gjatë viteve ka pasur shumë mësime për bazat shumë të tregtisë, treguesit e tregut dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.