Ballina / BOTA / Ministri Castaner: Nuk jemi të sigurt nëse mund të ndalet zjarri
notre dame 2

Ministri Castaner: Nuk jemi të sigurt nëse mund të ndalet zjarri

Ministri i Brendshëm i Francës Christopher Castaner, ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse autoritetet e menaxhimit të krizave do ta shpëtojnë Notre-Damin, thuhet në një raport të AFP.

Kjo deklaratë është e përafërt me atë të Shërbimit të Menaxhimit të Zjarreve në Francë, disa minuta para deklaratës së ministrit.

Shërbimi për Menaxhimin e Zjarreve në Francë ka njoftuar publikun se “nuk janë të sigurt nëse mund të ndalet zjarri”.

Ende nuk dihen arsyet e fillimit të zjarrit, por mendohet se zjarri ka filluar si pasojë e neglizhencës gjatë ri-konstruktimit të tempullit.

notredame 3

Zëdhënësi i katedrales, Andre Finot, i tha medias franceze se e gjithë struktura prej druri e katedrales ishte në djegie e sipër dhe mund të shkatërrohej.

Nënkryetari i Bashkisë së Parisit Emmanuel Gregoire tha se punëtorët po përpiqeshin “të shpëtonin të gjitha veprat e artit që mund të shpëtonin”.

Policia franceze thotë se nuk ka njoftime për viktima. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Agjencia franceze e lajmeve tha se sipas zjarrfikësve, flaka mund të ketë lidhje me punimet e rinovimit që po i bëhen ndërtesës.

Katedralja katolike mesjetare është një nga monumentet historike më të vizituara në Evropë. Ajo daton në shekullin e 12 dhe është e famshme si vendi ku vendosen ngjarjet e romanit klasik të Victor Hygosë, “Kurrizoja i Notrë Damës”.

@Fluidi

Provo po ashtu

Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpitë e tyre

Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpitë e tyre

Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpi të cilat i zotërojnë, treguan të dhënat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.