Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka shkelur rregulloren mbi punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Kjo meqë, përveç anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ai ka emëruar edhe kryetarin dhe nënkryetarin e këtij bordi.
Pika 2 e nenit 5 të kësaj rregulloreje precizon se “zgjedhja e kryetarit të KSHC-së bëhet me shumicën e votave nga radhët e anëtarëve të KSHC-së”.
Ndërkaq pika 1 e nenit 6 të kësaj rregulloreje thekson se KSHC-ja në propozim të kryetarit nga radhët e veta zgjedh nënkryetarin e KSHC-së me vota të hapura.
“Zgjedhja e nënkryetarit të KSHC-së bëhet me shumicën e votave nga radhët e anëtarëve të KSHC-së”, thekson rregullorja.