Ministrat e PDK-së bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga kryeministri në dorëheqje

Sot një javë kryeministri Haradinaj, dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita për shkak të ftesës si i dyshuar nga Specialja.

E sot ai ka thirrur mbledhje të Qeverisë, në të cilën nuk do të marrin pjesë ministrat e PDK-së.

Pak pas publikimit të lajmit se Haradinaj ka thirrur mbledhjen e Qeverisë, ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Një veprim i tillë, siç ka bërë të ditur Tahiri, vjen pasi që nuk gjendet në Kosovë.

Njëjtë ka pohuar edhe ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, e cila po ashtu ka thënë se nuk ndodhet në Kosovë. “Jo, nuk do të marr pjesë, nesër udhëtoj jashtë vendit”, ka thënë shkurt Hoxha.

Në mbledhjen e sotme nuk do të jetë i pranishëm as ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, i cili vjen nga radhët e AKR-së.

Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” zyrtarë të kabinetit të ministrit të Mjedisit. “Jo, nuk është këtu deri të hënën”, kanë thënë shkurt nga Zyra e kabinetit të Matoshit.

Por, ndryshe ka pohuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili vjen nga Nisma. Ai ka thënë se do të jetë prezent nëse mbledhja mbahet gjatë ditës së sotme./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.