Ballina / RAJONI / BE: Ministrat e Jashtëm diskutojnë edhe për Ballkanin
BE flamuri

BE: Ministrat e Jashtëm diskutojnë edhe për Ballkanin

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që potencialisht mund të jenë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, dhe situata në Siri e Korenë Veriore, pritet të jenë çështjet kryesore të takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Sofje të Bullgarisë

Ky takim dyditësh po bëhet vetëm një javë pasi BE-ja e ka shpallur Strategjinë e vet të re për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë plan qartësohet rruga për afrim me BE-në të gjashtë vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia DPA nga Sofja.

Ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë ditës së sotme do të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nesër pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve që aspirojnë për integrim në BE.

Provo po ashtu

be dhe brexit

Mosmarrja e datës mund të rrisë skepticizmin evropian

Vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.