Ballina / Biznes / Karrierë / Milionat e shpenzuara nga PTK-ja për marketing
ptk, vala, parlamenti, marketingu, qeveria, kosova

Milionat e shpenzuara nga PTK-ja për marketing

Të dhënat dalin nga raporti i Komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK

Deri në shpalljen e pavarësisë, më 2008, janë shpenzuar 1.5 milionë euro, kjo shumë është rritur për 288 për qind një vit më pas, ka shkuar në 6 milionë e 96 mijë euro.

Këto dhe të tjera të dhëna janë përfshirë në raportin e Komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK.

Rreth 4.8 milionë euro u shpenzuan për marketing edhe në vitin 2010, për të shënuar një rënie në 1.9 milionë euro në vitin 2011, në kohën kur PTK-ja u nda në dy ndërmarrje, Telekom dhe Posta e Kosovës.

Kalimi i menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje, më 2008, nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit) tek institucionet qeverisëse të Kosovës, rriti edhe shpenzimet për këtë kategori.

Megjithatë, gjatë viteve 2015,2016 dhe 2017, kur ndërmarrja e re Telekomi ka ulur fitimet, shuma e shpenzimeve për marketing ishte rritur në 3 milionë euro, përkatësisht në 3.9 milionë euro gjatë vitit 2016.

Provo po ashtu

euro

Remitenca e diasporës së Bullgarisë arrin në 624 mln euro për 6 muaj

Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare deri më 30 qershor 2019 në Bullgari janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.