Ballina / BOTA / Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
be, zgjedhjet, pe

Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Miliona evropianë pritet të zgjedhin anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian, teksa rezultat e para tregojnë se partitë e ekstremit të djathtë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.

Votimi për zgjedhjet evropiane nisi më herët gjatë kësaj jave, ku votuesit në Irlandë dhe Republikën Çeke votuan më 24 maj.

Tri shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian pritet të votojnë sot, ndërkaq shtetet e tjera do të votojnë më 26 maj.

Një sondazh në Holandë tregonte se votuesit atje kishin mbështetur partitë që janë të angazhuara ndaj BE-së. Rezultate të ngjashme janë parashikuar edhe për një Irlandë, ku sugjerohej se partia e kryeministrit Leo Vardakar po udhëhiqte zgjedhjet.

Në Gjermani, sipas sondazhet parazgjedhore sugjerojnë se Kristian-demokratët e kancelares gjermane, Angela Merkel do të dalin në vendin e parë, pasur nga të Gjelbrit. Partia e Merkelit është një forcë dominuese në një bllok politik në BE, që njihet si grupi EPP.

Mbi 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Ata pritet të zgjedhin 751 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian.

Rezultatet e para zyrtare pritet të publikuan në orët e vona të 26 majit, kur votimi në 28 shtetet anëtare të BE-së të ketë mbaruar.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.