fbpx

Miliarderët e moshës së re

Sivjet listës së miliarderëve të botës, atyre të moshës nën 35 vjeç, u prin 30 vjeçari, Mark Zuckerberg.

Pasuria e themeluesit të rrjetit shoqëror ‘Facebook’, Zuckerberg, vlerësohet në 34 miliardë dollarë.

Në këtë listë, sipas revistës prestigjioze Forbes, radhiten edhe miliarderët e moshës së re si Evan Spiegel, që ka vetëm 24 vjet por që peshon 1.5 miliardë dollarë.

Spiegel u pasurua kur si bashk-themelues i Snapchat, krijoi një aplikacion të foto-mesazheve, të cilën përkundër interesimit nga Facebook që ta blej, Spiegel nuk pranoi ta shes. Sot kompania që drejton ai ka vlerë rreth 10 miliardë dollarë.

Njëzet e pesë vjeçari, Bobby Murphy, i cili bashkë me Spiegel bashkëthemeloi kompaninë ‘Snapchat’ poashtu raportohet se ‘peshon’ 1.5 miliardë dollarë.

Tridhjetë e një vjeçari,  Albert von Thurn und Taxis konsiderohet njëri nga miliarderët e moshës së re. Ai ka trashëguar miliardat e një princi gjerman, në moshën 18 vjeçare. Eshtë beqar dhe e kalon kohën e tij me gara makinash.

Ne mesin e miliarderëve figurojnë edhe 33 vjeçarja, Marie Besnier-Beauvalot, e cila bashkë me motrat dhe vëllezërit trashëgoi një kompani të madhe bulmeti, si dhe Elizabeth Holmes (30 vjet). Pasuria e kësaj të fundit vlerësohet në afro 4.5 miliardë dollarë. Holmes themeloi një kompani për testimin e gjakut, Theranos, në vitin 2003.

Eduardo Saverin, 32 vjeç, rjedhë nga një familje e pasur dhe peshon 4.9 miliardë dollarë. Ai pohon se është bashkëthemelues i rrjetit ‘Facebook’ dhe vazhdon procedurat gjygjësore kundër Zuckerbergut.

Tridhjetë e tre vjeçarja, Yang Huyian u fut në listën e miliardereve kur babai i saj transferoi akcionet e kompanisë së tij të patundshmërive ‘Country Garden Group’ tek e bija. Ajo ka pasuri në vlerë 4. 9 miliardë dollarë.

Scott Duncan që sapo ka mbushur 32 vjet u fut në listën e miliarderëve të botës falë pasurisë që e trashëgoi nga babai i tij, Dan Duncan, i cili drejtonte kompaninë e rrjetit të energjisë Enterprise Products. Ai ka pasuri në vlerë 6.2 miliardë dollarë.

I dhjeti në listën e miliarderëve të moshës nën 35 vjet sipas Forbes është tridhjetë vjeçari, Dustin Moskovitz , pasuria e të cilit vlerësohet 8.1 miliardë dollarë. Ai i ka fituar miliardat nga popullariteti i Facebook-ut. Dikur Moskovitz ka punuar me themeluesin e këtij rrjeti, Mark Zuckerberg. /infoglobi/v.b.