Të hënën disa orë pas arrestimit, deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokuorial”.
Lutfiu ka shtuar se “M.Z dyshohet se me këto veprime është i implikuar në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetareve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”.