Ballina / Biznes / Karrierë / MIE dhe KE pajtohen për hapat e radhës për bashkëpunim
flamujt BE e Kosova

MIE dhe KE pajtohen për hapat e radhës për bashkëpunim

Sot, në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës në mes të Komisionit Evropian (KE), Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera të lidhura me procesin integrues.

Në takim u shqyrtua zbatimi i asistencës së BE-së nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, IPA, çështjet e ndërlidhura me IPA dhe progresi gjatë vitit 2018.

Duhet të dëshmojmë se kemi stabilitet makro-ekonomik, Emërimin e Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Deponia e mbeturinave të rrezikshme, Salla e koncerteve dhe Transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, janë disa nga parakushtet për fondet e BE-së.

Mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e tyre ose me shtyrjen apo zëvendësimin me projekte të tjera. Anulimi i ndihmës nga BE-ja është e papranueshme andaj duhet që sot t’i ofrojmë përgjigjen e duhura dhe të identifikojmë qartë hapat e radhës për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve”, potencoi Ministrja Hoxha.

Pas debatit dhe shqyrtimit të çështjeve një nga një, u arrit pajtim për hapat e radhës ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të KE-së. U ofruan zgjidhjet për të gjitha çështjet e ngritura, ngase, siç potencoi Ministrja, Qeveria nuk do të lejoj humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme.

Provo po ashtu

Kristalina Georgieva, fmn

Kristalina Georgieva, kandidatja e vetme për ta drejtuar FMN-në

Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.