Ballina / TEKNOLOGJI / Microsoft dorëzohet, shefi i Windows 10 kalon në Android
In Fabric
Microsoft

Microsoft dorëzohet, shefi i Windows 10 kalon në Android

Kur prezantoi Windows 10, Microsoft trumpetoi fort edhe versionin mobile të këtij sistemi operimi, i cili gjithsesi nuk arriti që të joshë klientët përtej kufijve të versionit paraardhës, Windows Mobile Phone.

E për këtë, duket se kompania e Bill Gates është dorëzuar dhe nuk do ta ketë më prioritet sistemin mobile të saj.

Deklarata është bërë nga vetë shefi i sektorit “Windows 10” të Microsoft, Joe Belfiore, që përmes rrjeteve sociale tha se “zhvillimi dhe përmirësimi i versionit mobile të këtij sistemi nuk bën më pjesë tek prioritetet e kompanisë”.

“U përpoqëm shumë, por nuk arritëm të bindnim kompanitë e prodhimit të telefonave”, thotë Belfiore.

Ndryshe nga versioni paraardhës, me Windows 10 Microsoft u përpoq të tërheqë konsumatorët duke u lejuar instalimin e aplikacioneve universale në pajisjen e tyre, por sërish nuk ja arriti që të zgjerohet.

Pritshmëritë nuk u arritën asnjëherë dhe pesha që zënë në treg telefonat inteligjentë me sistemin e Microsoft nuk kalon 0.03 përqind.

Belfiore tha se ai vetë ka përqafuar sistemin Android, ndërkohë që u kujdes të sqarojë se kjo nuk do të thotë se Microsoft do të heqë dorë nga përditësimet bazike që kanë të bëjnë me sigurinë për telefonat me Windows 10 që ndodhen në treg tashmë.

Check Also

zbulim per trurin

EM-drive, kjo pajisje thyen ligjet e fizikës, por megjithatë funksionon

Tash e sa vjet në internet dhe në medie qarkullojnë informata rreth një forme revolucionare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *