Ballina / LIFESTYLE / “Microblading” shërbimi më i kërkuar për rregullimin e vetullave
In Fabric
vetullat

“Microblading” shërbimi më i kërkuar për rregullimin e vetullave

Ja si të kemi vetulla të dendura dhe natyrale

Lamtumirë piskatoreve: nga sot për vetulla perfekte dhe natyrisht të dendura, e për këtë na vjen në ndihmë teknologjia. “Microblading” është një trajtim estetik që lë pas trukun e përhershëm dhe jep një pamje natyrale falë përdorimit të gjilpërave të holla të mbushura me pigment me ngjyrë që tërheq një qime të vetme çdo herë. Ja, pra gjithçka që duhet të dihet për kufijtë e rinj të ‘make up’ për ta bërë pamjen tonë tepër të mahnitshme.

Në qoftë se kemi frikë se mund të na dhembë, duhet të rrimë të qetë: “microblading”, po përdoret tek të famshmit dhe jo vetëm, është një teknikë krejtësisht e re, për t’u lënë vetullave rolin kryesor në fytyrën tonë. Megjithatë, ky është një trajtim i kohëve të fundit, që kërkon ekspertë dhe një investim fillestar që duhet të vlerësohet para se të vazhdojmë. Jeni gati për të mësuar më shumë?

Tatuazh? Ndoshta jo:

“Microblading”, në ndryshim me tatuazhet, nuk përdor gjilpërë për të dizenjuar, por me një stilolaps të veçantë që jep një rezultat padyshim natyral. Ky stilolaps ka në majë një teh të vërtetë të bërë nga gjilpëra të vogla që depërtojnë në thellësi duke siguruar një dizajn më të saktë dhe preciz dhe ndryshe nga mjetet e përdorura për tatuazhe, nuk prodhon vibrime që mund të ndikojnë në saktësinë e tipareve me të cilat janë përcaktuar vetullat.

Dhimbja mori fund:

Nëse piskatoret na bëjnë të shtrëngojmë dhëmbët dhe tatuazhet na nxjerrin gjak, në këtë rast mund të rrimë të qetë; bëhet fjalë për një trajtim pothuajse pa dhimbje, por për të shmangur çdo rrezik, në zonën e trajtuar është e këshillueshme të përdoret një krem anestezie. I thjeshtë dhe efektiv!

Riprodhim i vazhdueshëm:

Me “microblading”, një seancë për të dizajnuar dhe për të hequr vetullat nuk është e mjaftueshme. Ekspertët thonë se trajtimet të paktën duhet të bëhen dy herë, me distancë një muaj nga njëri-tjetri, kjo sepse rrit efektin e sesionit të parë dhe përcakton vetullat më mirë.

Gjysmë i përhershëm:

Vetulla perfekte dhe të mrekullueshme gjithmonë? Eh, pothuajse: me microblading do të jemi në rregull për një kohë të gjatë, të themi për tre ose pesë vite, por mos harroni se ngjyra tenton të zbehet. Për të bërë një “prerje” vjetore, le të kujtojmë që të lëmë pak kohë mënjanë (pak, për fat të mirë) dhe të rimodelohemi për të qenë gjithmonë ‘al top’.

Check Also

vera

Terapia e verës

Është e mirë, na bën mirë por dhe të bukur. Rrushi, i bardhë apo i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *