Ballina / BOTA / “Michael” evakuon mbi 500 mijë banorë të Floridës
floride, uragani, michael

“Michael” evakuon mbi 500 mijë banorë të Floridës

Uragani Michael shkakton dëme të mëdha në Florida. Stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka goditur pjesën veriperëndimore të Floridës në SHBA, ka shkaktuar përmbytje dhe ka shkatërruar shtëpi.

Uragani Michael zbarkoi të mërkurën pasdite si stuhi e kategorisë tre, me erëra prej 200 kilometrash në orë, në rajonin Penhendëll.

Një person vdiq nga rrëzimi i drurit, thanë zyrtarët.

Stuhia la afro 500,000 njerëz pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia, thanë shërbimet e emergjencës.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka paralajmëruar më herët për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se do të jetë stuhia më e keqe në 100 vjet.

Mbi 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të evakuohen.

Uragani Michael, gjatë fundjavës, ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.

Provo po ashtu

london transport

Dhjetë kandidatë do të garojnë për kryeministër të Britanisë

Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.