fbpx

Meucci Jahjagës: Wendorf nuk është EULEX

Shefi i Misionit EULEX, Gabrielle Meucci, i ka sqaruar Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga pohimet e prokurorit të EULEX-it, Heikki Wendorf, sipas të cilave Alekasandër Lumezi po hetohet për korrupsion, ‘nuk janë qëndrime të EULEX-it”. !

Letra përmes të cilës Meucci i ka dhënë këto sqarime është e datës 20 Prill, pra pak para dekretimit të Lumezit Kryeprokuror shteti.

“Shefi i Misionit EULEX, Gabrielle Meucci, sqaroi në letrën e tij dërguar Presidentes Jahjaga më 20 prill 2015, që mendimi i shprehur nga Prokurori Wendorf nuk përfaqëson qëndrimin e Misionit EULEX”, thuhet në sqarim. “Ligjet e Kosovës parashikojnë mekanizma për adresimin e pohimeve kundër personelit gjyqësor të Kosovës. Këto pohime do të duhej të paraqiteshin para organeve gjyqësore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it për media.

Alekasandër Lumezi ka filluar sot punën e kryeprokurorit të shtetit, kurse letra në fakt ka ndriçuar sadopak kontekstin e zvarritjes së Dekretimit të tij. /infoglobi/info

error: Content is protected !!