fbpx
ilir meta, kosova, s4erbia, shqipria,taksa, rruga kombit

Meta: Ndërhyrja e Shqipërisë në dialog cenim i pavarësisë

Kreu i Shtetit shqiptar ka folur për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve duke e cilësuar veçanërisht si të gabuar vendosjen e taksës së Kalimashit

“Çështja është si do të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi në mënyrën më të mirë për të dyja vendet, por edhe për të gjithë rajonin, pasi është një çështje mjaft kyçe që mund t’i përshpejtojë apo t’i ngadalësojë të gjitha proceset europianizuese të rajonit tonë.

Presidenti Meta sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë ka deklaruar  “Unë kam qenë dhe jam për t’i zhvilluar ato në një mënyrë sa më aktive, pasi marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Shqipëri, por edhe bashkëpunimi dypalësh në kuadër të bashkëpunimit të rajonit tonë është mjaft i rëndësishëm. Dhe këtë unë e kam treguar më së miri që në vitet 2000. Që në fillesat e para kur kam qenë kryeministër duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Gjinxhiç. Edhe më pas në funksione të tjera, edhe sot e kësaj dite kam qenë dhe jam shumë i hapur për këtë gjë, por kam thënë gjithmonë dhe sot e theksoj akoma edhe më me forcë: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi! , shkruan oranews.tv.

Shqipëria njeh, dhe është nga vendet e para që ka njohur dhe respekton pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Por dialogu me Serbinë është një temë që u takon institucioneve të Kosovës., dhe sipas presidentit Meta “Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në këtë dialog apo në tema të caktuara të këtij dialogu, praktikisht është një cenim i pavarësisë dhe i legjitimitetit që kanë këto institucione”.

Ndërsa, sa i takon taksës prej 5 Euro për Rrugën e Kombit presidenti Meta tha: “Padyshim ky është një problem mjaft i madh. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën, duhet të plotësojnë ato boshllëqe apo mangësi që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve, të burimeve të zhvillimit ekonomik, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës”.

Meta në një intervistë për RTV 21 e ka konisderuar  si mjaft të gabuar dhe dekurajuese, qoftë edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.