Ballina / KRYESORE / Meta: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, të mos pengohet Gjykata Speciale

Meta: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, të mos pengohet Gjykata Speciale

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur sot për çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për atë të Gjykatës Speciale.

Në një takim me ambasadorë në Tiranë, Meta ka komentuar edhe rreth vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut, dhe rreth dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

I pari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë të enjten se qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka shprehur optimizëm se autoritetet kosovare do të tregojnë përgjegjësinë e duhur për ta përmbyllur demarkacionin.

“Qytetarët e saj meritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri për të ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë”, është shprehur Meta.

Teksa ka folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se pret që Kosova do të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj për sundimin e ligjit.

“Kosova besoj se do të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj se do të jetë një vend i sundimit të ligjit duke bashkëpunuar ngushtë, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në për zbatimin e marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës Speciale e cila, siç u shpreh 2 ditë më parë Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie, nuk do të gjykojë një popull, por vetëm disa individë në mënyrë që Kosova ta mbyllë këtë kapitull përgjithmonë”, ka thënë Meta.

Presidenti shqiptar ka komentuar edhe rreth vrasjes së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq, të martën.

“Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, është një atentat ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë. Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është e domosdoshme dhe urgjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues”, ka deklaruar Meta.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Meta ka thënë se ai “është jetik jo vetëm për të dy vendet por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit”.

Provo po ashtu

ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.