Ballina / Shëndet & Fitnes / Mësoni si t’i pastroni veshkat me një pije natyrale
veshkat_infoglobi

Mësoni si t’i pastroni veshkat me një pije natyrale

Veshkat janë organet që kryejnë disa nga funksionet më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku më i rëndësishmi është ai i filtrimit dhe pastrimit të gjakut nga toksinat dhe eliminimin e mbetjeve me anë të urinës.

Por ndjekja e regjimeve të gabuara ushqimore shpeshherë çon edhe në dëmtim të veshkave, ku përmendim mbledhjen e toksinave në trup që ia vështirëson punën veshkave. Hidratimi i rregullt dhe i vazhdueshëm i veshkave dhe mëlçisë është hapi më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e këtyre dy organeve jetësore.

Përveç ilaçeve, ekzistojnë edhe disa erëza të cilat parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe mbledhjen e toksinave në trup. Një ndër këto erëza është edhe majdanozi. Ai është shumë i pasur në vitamina, veçanërisht në vitaminat K, A, C dhe në minerale esenciale, siç është hekuri, dhe nga të gjithë këta përbërës varet edhe funksionimi i veshkave. Përveç këtyre, majdanozi ka edhe shumë veti të tjera të cilat përmirësojnë shëndetin tonë. Ja cilat janë këto veti:

• Kundër mikrobeve;

• Ul yndyrat në gjak;

• Parandalon mbledhjen e toksinave në veshka;

• Ul hipertensionin;

• Diuretik;

• Antioksidues;

• Rregullon ciklin menstrual.

Në fushën e mjekësisë njihet gjerësisht rezultati që jep majdanozi në trajtimin e gurëve në veshka. Theksohet se konsumimi i çajit të majdanozit rrit prodhimin e urinës dhe si pasojë shkakton nxjerrjen e kristaleve në veshka jashtë trupit të pacientit. Për më tepër, çaji i majdanozit pengon thithjen e kripës nga indet e veshkave dhe si pasojë pengon formimin e gurëve në veshka. Dhe gjithashtu lufton ankthin dhe qetëson nervat.

Përgatitja e çajit të majdanozit është e njëjtë me atë të çajrave të tjerë, dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe përbërës të tjerë.

 

Check Also

migrena

Kripa ju ndihmon t’a ndaloni migrenën, ja metoda

Migrena është një nga ato gjëra që shumë lehtë mund të të shkatërrojë gjithë ditën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *