fbpx
relax

Mësoni si të relaksoheni

Relaksimi është një nga aktivitetet më efektive vetë-ndihmuese për shëndetin mendor.

Relaksimi i planifikuar qetëson ankthin dhe ndihmon trupin dhe mendjen të rekuperohen nga stresi dhe furia e së përditshmes. Muzika, një banjë e gjatë, apo një shëtitje në park bëjnë punë për disa njerëz, por për të tjerë nuk është dhe aq e thjeshtë. Në se ti ke vërtetë nevojë të mësosh si të relaksohesh, provo një orë meditimi apo relaksimi.
– Zgjidh një vend të qetë ku nuk do të të shqetësojë njeri.
– Përpara se të nisësh, bëj ushtrime të lehta gjimnastikore për të liruar tensionin muskular.
– Rehatohuni, qoftë kjo ulur apo shtrirë
– Filloni të merrni frymë ngadalë dhe thellë, në një mënyrë të qetë dhe të palodhshme
– Me ngadalë relaksohuni, qetësoni çdo pjesë të trupit, duke filluar me këmbët dhe duke e përçuar këtë qetësim deri tek fytyra dhe koka.
– Ndërkohë që fokusoheni në çdo zonë, mendoni për ngrohtësi, rëndesë dhe relaks.
– Shtyni tutje çdo mendim që shkëput vëmendjen, imagjinojini të lundrojnë tutje
– Mos u mundoni të qetësoheni; thjesht lini të ikë tensioni nga muskujt dhe lejojini të relaksohen vetë.

– Lëre mendjen të boshatiset. Disa njerëz i ndihmon vizualizimi i një vendi të qetë dhe të bukur siç është një kopësht me lule apo një livadh.
– Qëndro kështu përreth 20 minuta, pastaj merr disa herë frymë thellë dhe hap sytë, por qendro i ulur apo i shtrirë për disa çaste para se të ngrihesh.

Praktikimi rregullisht i rutinës së relaksimit
Është e rëndësishme që të krijoni një kohë dhe të praktikoni një rutinë në baza të rregullta. Relaksimi është një nga aktivitetet më efektive vetë-ndihmuese për shëndetin mendor. Mund të jetë një shtojcë e dobishme e çdo forme tjetër trajtimi si edhe të jetë një mjet efektiv për të parandaluar stresin dhe ankthin, në fund të ditës do t’ju ndihmojë të flini.
Ushtrimet e relaksimit mund të ndahen në dy kategori të mëdha: ato për trupin dhe ato për mendjen. Ushtrimet e përqëndruara tek trupi kanë efekte edhe në mendje. Të kesh një trup të relaksuar mund të mos parandalojë rrjedhjen konstante të ankthit –duke shkaktuar mendime por është një mjet i mirë për t’i kontrolluar ato. Kështu për rezultate më të mira mundohuni të kombinoni të dy teknikat./B.I.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.