Ballina / Kulturë / Mësoni si kanë jetuar pellazgët
pellazgët

Mësoni si kanë jetuar pellazgët

Për të kuptuar më mirë se kush ishin popujt më të vjetër të Evropës dhe lidhjet etnike që ekzistonin midis tyre, së pari do ta fillojmë me popullin e parë evropian, atë pellazgo-ilir.

Pellazgët, sipas burimeve historike, janë populli më i vjetër i Evropës. Ata konsiderohen
nga autorët antik si të parët që kanë banuar Greqinë. Ndoshta për vjetërsinë dhe fisnikërinë, ata
janë quajtur nga autorët antik me një fjalë “të shenjtë”.

Dionisi i Halikarnasit, thotë se pellazgët afër Dodonës, janë të shenjtë dhe askush nuk
guxon të bëj luftë me ta. Madje autorët antik thonë se ata kanë qënë në territorin e Greqisë së
sotme edhe para përmbytjes së madhe. Për herë të parë pellazgët përmenden në Iliadë si aleatë
të Trojanëve.

Homeri i vendos pellazgët në Azi të Vogël në Larisën pjellore, në Argon pellazgjike , në Dodonë
dhe në Kretë. Ai e quan Zeusin e Dodonës si Pellazgjik.

Plini një autor romak, shkruan për pellazgët se: “Peloponezin e quanin më parë Apia
dhe Pellazgjia. Arkadhia, më parë, quhej Drymode dhe pastaj Pelasgia. Vjen pastaj
Haimonia që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasges dhe Argo Pellazgjike

Straboni thotë se: “Pellazgët kanë qënë një popull madhështor, i cili mund të
dokumentohet edhe nga burime të tjera. Sa për pellazgët, të gjithë janë të mendimit se
ishin një fis i vjetër i përhapur në të gjithë Heladën e sotme, e sidomos në vendin e Eolëve
afër Thesalisë. Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pineit dhe
Thermopileve, quhet Argo Pellazgjike. Shumë autorë i kanë quajtur edhe Epirotët
Pellazgjik, sepse ata shtriheshin deri atje në Epir.

Në Efes ndodhej tempulli i Dianës që Jordanes thotë se e kanë ndërtuar Mysët. Ky
tempull që ishte një nga mrekullitë e botës së vjetër, paraqet një nënë që ushqen të gjitha
qeniet njerëzore dhe për idetë fetare pellazge, ajo e kishte kraharorin të mbuluar me
gjinjë.(Pausania libr. IV f.31.6 dhe VII 5.2).

Muret si ato që quhen pellazgjike gjenden nga Azia e Vogël deri në Spanjë dhe quhen
ciklopike, që do të thotë se ata janë shtrirë deri në Spanjë ashtu siç tregojnë edhe burimet e tjera
historike. Një pjesë e madhe e pellazgëve të Atikës së quajtur Jonë, u shpërngulën për në
vendet e tjera brenda botës pellazgo-ilire, midis të cilëve themeluan edhe qytete apo koloni për
shkak se toka e Atikës ishte e pakët dhe nuk mund t’i ushqente. Brenda territorit ku ka qënë
banuar me pellazg, ka pasur lëvizje të këtyre fiseve.

Dionis Halikarnasi, tregon gjithashtu për shpërnguljen e një pjese të pellazgëve. Ai
thotë se: “… duke u shpërndarë gjatë ikjes një pjesë e pellazgëve shkuan në Kretë, të tjerët
pushtuan disa nga ishujt ciklade, një pjesë zunë vendet rreth Olimpit dhe Osës, të tjerët shkuan
në Beoti, Fokidë dhe Eube kurse ata që u hodhën në Azi, zunë vende pranë brigjeve të
Helespontit. Pastaj pellazgët që banonin në të quajturën, Thesali të detyruar të lënë vendin e
tyre shkuan dhe u vendosën pranë aborigëve. Aborigët i pranuan ata më tepër se ishin të afërt
nga raca. Raca e pellazgëve ishte nga Peloponezi dhe ishin autokton.

Jonët-pellazg, ndërtuan atë që quhet qytetërimi i Athinës, ku mbizotëronte forma
demokratike e drejtpërdrejt e qeverisjes, në të cilën merrnin pjesë vetëm burrat. Ky kuvend, i
cili ishte më i madhi, është tipik me kuvendin e malësive të Shqipërisë, që gjithmonë kryesohej
nga një pleqësi, që merrte dhe vendimet më të rëndësishme. Pavarësisht se ajo ishte më e
zhvilluar se kaq, pasi kemi formimin e një qytet-shteti, ngjan me kuvendet e maleve shqiptare,
të cilat ishin për një zonë të caktuar. Jonët-pellazg, i kanë dhënë qytetërimit botëror arritje tepër
të larta kulturore dhe mendje të mëdha, të cilat kanë hedhur bazat e shkencave të ndryshme
shoqërore dhe natyrore.

Pra, pellazgët, janë shtrirë në të gjithë territorin e Greqisë antike, Maqedonisë, Epirit,
ishujve të Egjeut, Azisë së Vogël si dhe në Itali, siç do e shikojmë më pas ku do jepet më qartë
shtrirja dhe kultura e tyre. Shohim shtrirjen e ilirëve sipas autorëve antik.

Apianit, i cili është i vetmi studiues romak që ka shkruar një vepër për Ilirinë, thotë se:
“Bijtë e Ilirit janë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij ishin
Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera nga kanë rrjedhur Taulantët, perrebejt, enhelejt,
autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët, dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir
Panonin ose Paionin dhe ky i fundit pati për bir Skordiskun dhe Tribalin nga të cilët
morën emrat fiset.

Por siç do e shikojmë, ata gjenden kudo në Evropë dhe është e vështirë të përcaktosh se
ku u krijuan saktësisht ata. Ilirët patën një nivel të lartë shtrirje në epokën e bronzit dhe ata
dallohen për varrimet tumolare si dhe për sëpatën dytehëshe, të cilat nga të dhënat
arkeologjike tregohen se ndodhen në të gjithë Evropën, nga Skandinavia në Mesdhe dhe nga
Anglia deri në Azi të Vogël dhe Ukrainë, madje deri në Azinë Qëndrore.

Keltët nuk janë gjë tjetër veçse ilirë të cilët mund të jenë quajtur më pas me këtë emër,
pasi ata dalin në histori shumë vonë. Edhe dakët nuk quheshin ilirë, por siç do e shikojmë, ata
ishin të një etniciteti me ilirët. Vetëm disa studiues e pranojnë se Hallshtati i shekullit të shtatë
ishte edhe kulturë kelte, pasi nuk ka pasur të dhëna më para për një kulturë arkeologjike kelte.

Pra, mendoj se kanë qënë një degë e ilirëve dhe siç do e shikojmë më pas kjo vërtetohet, jo
vetëm nga të dhënat arkeologjike, por dhe nga ato historike.

Sot nuk janë vetëm shqiptarët pasardhës të ilirëve pasi, siç do e shikojmë, shtrirja e tyre
ishte gjigande dhe nga ata kanë gjak, pothuajse të gjitha kombet e Evropës së sotme. Evropa në
antikitet ka patur një substrakt etnik dhe mesa del, të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e popullsisë
që ka folur pjesa më e madhe Evropës, janë shqiptarët e sotëm. Pra, me një fjalë shqiptarët,
janë të vetmit që ruajnë gjuhën e ilirëve më pastër se të tjerët, ndërsa, kombet e tjera kanë
trashëguar nga ilirët përsa i përket gjakut dhe gjuhës. Shumë studiues e lidhin këtë me faktin se
shqiptarët i ruajtën malet nga mosasimilimi nga popullsitë barbare që emigronin nga Azia në
drejtim të Evropës

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjurmime në kështjellat romake të zbuluara në Shqipëri

Përfundoi koha e gërmimeve për 2018 të kryera nga Universiteti i Maceratës, në bashkëpunim me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.