Ballina / KOSOVA / Mësimi nis në të gjitha shkollat, grevë në Kamenicë

Mësimi nis në të gjitha shkollat, grevë në Kamenicë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot nisin vitin e ri shkollor.

Sipas ministrisë së arsimit, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë fillimvit shkollor.

Mësimi nuk do të nis vetëm në 6 shkolla të Kamenicës, meqë kryetari I komunës, Qëndron Kastrati ka marr vendim që ato shkolla të mbyllen në mungesë kushtesh, por edhe për shkak të numrit të vogël të nxënësve. E ky vendim ka nxitur reagimin e SBASHK-ut, ku kryetari i Sindikatës Rrahman Jasharaj ka ftuar për grevë të gjitha shkollat e kësaj komune në shenjë kundërshtimi për vendimin e Kastratit.

Madje, Jasharaj ka paralajmëruar edhe grevë të përgjithshme nëse kryetari I Kamenicës nuk e tërheq vendimin për mbyllen e disa shkollave atje./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!