Ballina / Shkencë / Mësime nga lashtësia: Ja çfarë e përcaktoi fatin e Tokës e të njerëzimit

Mësime nga lashtësia: Ja çfarë e përcaktoi fatin e Tokës e të njerëzimit

Hulumtuesit kanë analizuar simbolet në shtyllat e faltores së lashtë Gobekli Tepe në jug të Turqisë, për të cilën thuhet se është ndërtuar më së hershmi në mileniumin e 9-të para epokës sonë.

Duke supozuar se vizatimi paraqet pozitën e trupave qiellorë, shkencëtarët i kanë krahasuar me hartën e yjeve nga ajo kohë dhe kanë ardhur në përfundim se rreth vShkencëtarët e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur mes relefëve të lashtë të gurtë vërtetimin e teorisë mbi rënien e një komete në Tokë para 13 mijë vitesh.itit 10.950 para epokës sonë në Tokë ka mundur të ketë rënë një kometë. Për numrin e madh të viktimave të kësaj katastrofe, sipas mendimit të tyre, tregon figura e një njeriu pa kokë.

 

“Gobekli Tepe ka qenë, siç supozohet, mes tjerash, observatorium për përcjelljen e qiellit të natës. Njëra prej shtyllave sigurisht ka shpërbyer si përmendore për këtë ngjarje shkatrrimtare”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit Martin Sëeatman.

Periudha e cila ka pasuar pas kësaj, nga fundi i mileniumit të 11-të e deri në fund të mileniumit të 10-të para epokës sonë, e ashtuquajtura driasi i ri, është shënuar më ftohje të ashpër. Besohet se kjo epokë ka luajtur rol roli kyç në zhvillimin e njerëzimit kur është shfaqur bujqësia dhe formimi i civilizimeve të para.

Provo po ashtu

Në fund të shtatorit një valë e nxehtë?

Një valë e nxehtë pritet që të përfshijë planetin Tokë në fund të muajit shtator. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.