fbpx

Mësimdhënësve u paguhet 0.5 përqindëshi

Takimi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, atë të Financave Avdullah Hoti dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Jagxhillar ka rezultuar se 0.5 përqindëshi i përvojës së punës për mësimdhënësit do të implementohet me pagat e prillit.

Sipas SBASHK-ut kjo nënkupton se për momentin nuk ka arsye që të ketë ndonjë veprim sindikal.

SBASHK konsideron se kjo është një arritje e angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut, MASHT-it dhe Qeverisë së Kosovës.
Më tej në njoftim thuhet se SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga të punësuarit në arsimin e Kosovës sepse për arsye të numrit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe procedurës së procedimit të të dhënave , eventualisht, mund të vonohen për pak ditë listat dhe pagat.

Muajve të fundit SBASHK-u ka organizuar greva duke bojkotuar mësimin për shkak të kërkesës që t’u paguhet përvoja e punës mësimdhënësve./infoglobi/

error: Content is protected !!