Mësimdhënësit e angazhuar në prodhim video materialesh do të kenë pagesa shtesë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka miratuar Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë. Kjo pako përmban masat në vijim:

– Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

– Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

– Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

– Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.