fbpx

Meshkujt “fëmijë” deri në 43 vjeç

A e keni ditur se meshkujt janë emocionalisht të papjekur deri në moshën 43 vjeçare kur mund të konsiderohet se janë rritur, rritje kjo 11 vjet e mëvonshme se ajo e gruas.

Shumë femra nuk do të befasohen nga një e dhënë e tillë, sepse jo rrallë ato kanë pasur rastin që të shohin se si i dashuri apo bashkëshorti i tyre edhe në moshë të pjekur kërkon që e ëma të ia laj rrobat, para gjumit kërkon të shikojë ndonjë film vizatimor apo garë automobilistike, apo madje i qaset aventurave si ekzibicionet me biçikleta, ekzibicione në krijimin e muskujve, refuzimi të ha ushqimin që e përgatit dikush tjetër e jo nëna e tij e të ngjashme.

Është alarmante gjetja e anketës që e bëri e përditshmja britanike mailonline, anketë kjo e cila ka analizuar dallimet në arritjen e moshës së pjekurisë tek meshkujt dhe femrat.

Derisa një femër mesatare arrin stadin e plotë të pjekurisë në moshën 32 vjecare një mashkull mesatare këtë mezi e arrin kur mbush 43 vjet.

Papjekuria e tyre emocionale vërehet se shumica e meshkujve heshtin kur partneri ngrit cështje dhe dëshiron të diskutojë për problemet por e njejta vërehet edhe te paaftësia e të rriturve të papjekur që të gatuajë madje edhe gjellën më të thjeshtë.

¼ e femrave besojnë se vendimet kryesore në jetë i merr gruaja kurse cdo e 3-ta grua thotë se është detyruar të ndahet nga partneri sepse ka humbur durimin që të bashkëjetoj me një mashkull të papjekur.

Është e pabesueshme, shkruan Mailonline, por 46% e femrave pohojnë se në lidhjen e tyre me partnerin e gjinisë së kundër më shumë ndihen si nëna sesa si partnere.

Mailonline ka publikuar një listë prej 20 shenjave që shpalojnë papjekurinë e meshkujve.

Mashkulli e konsideron fun, lëshuarjen e gazrave dhe gokësimeve.

Për ta është fun të kalojnë me orë të tëra kohën në videolojra, të ngasin veturën apo motocikletën duke garuar me vozitësit tjerë në rrugë.

Për ta është burrëri të shajnë, të muajnë fëmijët gjatë lojës apo garës sportive, të heshtin kur dikush hap një problem, të mos gjinden në kuzhinë, t’i përsërisin batutat e njejta kur takohen me shokë, të refuzojnë të lexojnë libra dhe të vazhdojnë të pohojnë se ata që lexojnë janë të mërzitshëm, të mbështeten tek nëna atëherë kur duhet përvjelur mëngët për të punuar, të refuzojnë të hanë ushqim kur në diçka të tillë insiston bashkëshortja, të lavdërohen sa tërheqës janë për gjininë tjetër etj.

A është e vërtetë kjo? Na shkruani me përgjigjet tuaja në info@infoglobi.com  ./infoGLOBI/e