Ballina / KOSOVA / Mesha qendrore e Pashkëve mbahet sonte në katedralen “Shën Nëna Tereze”
katedralja prishtine

Mesha qendrore e Pashkëve mbahet sonte në katedralen “Shën Nëna Tereze”

Sonte në mbrëmje besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, një festë që përkujton ringjalljen e Krishtit.

Në Kosovë, mesha qendrore e Pashkëve, do të kremtohet në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.

Ndërsa, nesër Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Pashkëve në katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00, ndërsa në të njëjtën orë një meshë do të ketë edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Po nesër prej orës 18:00 do të mbahet mesha në kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë.

Nesër do të bëhet edhe pritja solemne e Pashkëve nga ora 19:00 deri në ora 20:00 në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e që organizohet nga Imzot Dodë Gjergji.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.