Ballina / Biznes / Karrierë / Biz këshilla / Mërzia në punë dëmton shëndetin edhe ndërmarrjen

Mërzia në punë dëmton shëndetin edhe ndërmarrjen

Personat që mërziten gjatë orarit të punës, që janë zakonisht një person në katër, shfryhen duke konsumuar ushqim të keq, çokollata dhe kafe nga makinat automatike.

Kështu thotë një studim i prezantuar në konferencën e British Psychological Society.

Nga 102 të intervistuar ka rezultuar se 1 në 4 punonjës vuan nga mërzia kronike në zyrë, të cilën mundohet ta heqë duke konsumuar “snack” dhe kafe gjatë pauzave, si dhe alkool në fund të ditës së punës.

Studimi tregon gjithashtu se mërzia dëmton edhe ndërmarrjen pasi shkakton humbje të përqëndrimit tek punonjësit, të cilët si pasojë bëjnë gabime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.