fbpx
aeroplani raynair

Merr fund paniku në avionin “Egypt Air”, arrestohet pengmarrësi (FOTO/ VIDEO)

Autoritetet qipriote bëjnë me dije se kanë marrë fund orët e panikut dhe është arrestuar pengmarrësi i avionit.

Mësohet se rrëmbyesi i dyshuar i një aeroplani të “EgyptAir” është dorëzuar para autoriteteve në aeroportin “Larnaca”.

Arrestimi i pengmarrësit është konfirmuar në “Twitter” edhe nga ministri i Jashtëm i Qipros, përmes një njoftimi në “Facebook”: “Merr fund. Arrestohet pengmarrësi”, shkruan ai.

(08:53) Merret peng avioni me 62 pasagjerë (FOTO/ VIDEO)

Një aeroplan egjiptian pasagjerësh që fluturonte nga Aleksandria në Kajro është marrë peng. Burime nga Ministria qipriote e Aviacionit Civil bëjnë të ditur se avioni është ulur në një prej aeroporteve të vendit.

Sipas raportimeve në rrjetet sociale, pengmarrësi e ka kërcënuar pilotin duke i thënë se mbante një brez eksploziv. Qiproja ka konfirmuar zyrtarisht se aeroplani është marrë peng dhe në bordin e tij dyshohet se ka një bombë.

Në avion udhëtonin 62 pasagjerë, mes të cilëve 8 shtetas britanikë dhe 10 amerikanë.

Avioni i tipit “Airbus 320” ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Larnaca” në Qipro, bëri të ditur televizioni shtetëror vendas.

Avioni i rrëmbyer i përket kompanisë “EgyptAir”. Ai u ul në aeroportin e Qipros në orën 08:46 me orën lokale, raportojnë mediat qipriote. Aeroporti është i mbyllur, ndërsa një numër i madh ambulancash dhe forcash policie qëndruan për disa orë në vendngjarje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.