Ballina / BOTA / Merkel pret Pompeon në Berlin javën e ardhshme

Merkel pret Pompeon në Berlin javën e ardhshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë më 8 nëntor sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi sot një zëdhënëse e qeverisë gjermane pa dhënë detaje nëse sugjerimi i një ministri gjerman, për sa i përket vendosjes së një zone sigurie nën kontrollin ndërkombëtar në verilindje të Sirisë, do të diskutohet.

“Paralelisht me marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare aktuale do të jenë në rend të ditës gjatë këtij takimi me kancelaren në Berlin”, deklaroi zëdhënësja, Martina Fietz, pas rifillimit nga trupat amerikane të patrullimeve në Siri.

Pompeo ka parashikuar gjithashtu takime me ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, të Financave Olaf Scholz dhe të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është gjithashtu dhe presidente e partisë Demokristiane gjermane (CDU, konservator)

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.