Ballina / RAJONI / ‘Merkel më kot kërkon një alternativë për Vuqiçin’

‘Merkel më kot kërkon një alternativë për Vuqiçin’

Vizita e tretë në Berlin në më pak se një vit e kryeministres serbe Ana Brnabiç, por vetëm tani e para, zyrtare, me të gjitha nderimet. Disa analistë vlerësojnë se për shkak se Vuqiç nuk e bëri pjesën e tij të marrëveshjes, në kryeministren Brnabiç po e kërkon alternativën, shkruan gazeta beogradase “Danas”.

Disa analistë vlerësojnë se sekreti i kësaj “vizite të vonë” qëndron në marrëdhëniet e kancelares me presidentin e Serbisë. Korrespodenti shumëvjeçar i agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga Beogradi, autori dhe publicisti Tomas Bray, në prag të takimit të Berlinit për DWQ-në, ka shprehur mendimin e tij se Merkel në kryeministren Bërnabiç po kërkon një alternative të dialogut me Vuçiçin.

“Vuçiç nuk e realizoi pjesën e tij të marrëveshjes së heshtur midis Beogradit dhe Perëndimit, dhe nuk i solli marrëdhëniet Serbi-Kosovë në nivelin e dëshiruar – ndërsa nga ana tjetër për këmbim Perëndimi ishte pak a shumë i heshtur për situatën katastrofike në gjyqësor dhe mediat në Serbi. Për shkak se Vuçiq nuk e bëri pjesën e tij të marrëveshjes, Merkel tani po kërkon një alternative në dialog të drejtpërdrejtë me kryeministren Bërnabiç, “tha Bray.

Në të njëjtën kohë, ai vlerëson se kjo edhe njëherë e demonstron mosinformimin e diplomacisë gjermane në Ballkan: “Është e qartë se në Berlin nuk e kanë kuptuar ende plotësisht se Vuçiqi është ai i cili i tërheq penjtë në Beograd dhe se pa të nuk ka asnjë vendimmarrje”, shkruan “Danas”.

Provo po ashtu

Bisedimet me BE-në, Franca kërkon shtyrjen për Tiranën e Shkupin

Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.