Ballina / KRYESORE / Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Merkel ka takuar sot kryeministren serbe, Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një konferencë për media pas takimit, kancelarja gjermane, ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për të  normalizuar raportet me Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Merkel ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet, në mënyrë që të përmirësohen raportet edhe më tej, për të krijuar kushte që të arrihet një marrëveshje, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash Merkel dhe Brnabiq kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin dy palësh.

Brnabic ka thënë se është shumë e kënaqur me procesin e Berlinit duke përmendur faktin se ka qenë shumë i dobishëm dhe se ka quar në hapjen e mundësive më të mëdha për bashkëpunim.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.