Ballina / KOSOVA / Mërgimtarët po presin më së shumti në kolona në Merdare

Mërgimtarët po presin më së shumti në kolona në Merdare

Mërgimtarët si çdo vit tjetër po përballen me kolona e pritje nëpër pikat kufitare.

Më së shumti po e pësojnë ata që po ia mësyjnë Kosovës përmes Merdares.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, pritjet në pikat kufitare janë të ndryshme, por më së shumti pritje ka në dalje të Merdares.

Në hyrje të Merdares, qytetarët po presin 60 deri në 90 për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, në dalje po presin 40 deri në një orë.

Te kufiri Muçibabë, pritja është 50 minuta deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë.

Kurse, në pikat e tjera, gjendja është më mirë.

Kështu te kufiri Mutivodë, pritja është 5 minuta deri në 10 për të hyrë në Kosovë, po aq edhe për të dalur.

Në kufirin Jarinje, pritja është 3 deri 5 minuta për të dalur nga Kosova, dhe për të hyrë./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.