Ballina / KOSOVA / Merdare: Kolona e pritje deri në 15 orë për dalje nga Kosova

Merdare: Kolona e pritje deri në 15 orë për dalje nga Kosova

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dalur nga Kosova.

Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit.

@Fluidi

Provo po ashtu

aak anetaret

AAK i kërkon Thaçit që të mos shkohet në dialog pa u heq vizat

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot projektrezolutën përmes së cilës kërkuan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.